LAJMET NGA BOTA

  • Tajlandë, shpëtohet i gjithë ekipi i bllokuar në shpellë

    10 Korrik, 2018

    TajlandeNë Tajlandë, të 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë nxjerrë nga një shpellë e përmbytur ku ishin bllokuar për më shumë se dy javë, thanë trupat e marinës tajlandeze SEAL.

    “Të 12 djemtë dhe trajneri janë nxjerrë nga shpella,” thuhej në një postim në Facebook të trupave të posaçme të marinës tajlandeze. “Të gjithë janë shëndoshë e mirë,” ...

  • Grindja për Brexit: ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson jep dorëheqjen

    10 Korrik, 2018

    BrexitKriza qeveritare në Londër po shkallëzohet. Pak orë pas dorëheqjes së ministrit për Brexitin, David Davis, kryeministres britanike i duhet të zëvendësojë edhe ministrin e Jashtëm.

    Kryeministrja Theresa May e pranoi dorëheqjen e Johnsonit, bëri të ditur zyra e saj. Emri i pasardhësit do të publikohet së shpejti.

    Në mes të një faze delikate negociatash me Bashkimin Evropian për daljen e ...

  • Erdogan – Sulltani i parë i Turqisë moderne

    10 Korrik, 2018

    erdoganTë hënën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bën betimin si president. Erdogan ka tanimë më shumë kompetenca se asnjë lider tjetër turk në Turqi para tij. Pak para betimit pati një valë pushimesh nga puna.

    Pasi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara të hënën (09.07) Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi ...

  • Gjermania me ligj imigrimi: Kërkohen punonjës të kualifikuar

    10 Korrik, 2018

    AufenthaltstitelQeveria gjermane do të paraqesë brenda këtij viti një ligj imigrimi. Për këtë ranë dakord partitë në koalicionin qeveritar. Por përmbajtja e një ligji të tillë është ende e paqartë.

    Mbi 50 leje të ndryshme që të lejojnë të jetosh në Gjermani njeh legjislacioni gjerman. Këtu bëjnë pjesë viza për artistët, leja e kufizuar e qendrimit, leja e pakufizuar e ...

  • Përpjekje për shpëtimin e djemve në një shpellë në Tajlandë

    8 Korrik, 2018

    tajlandaZyrtarët në Tailandë thonë se të paktën katër vetë në mesin e një grupi prej 12 djemsh dhe trajnerit të tyre të futbollit janë shpëtuar, pasi patën ngecur në një shpellë më tepër se dy javë më parë.

    Kreu u operacionit të shpëtimit, tha se zhytësve do t’u nevojiten rreth 10 orë, për t’u përgatitur për fazën e ardhshme të ...

  • Samiti i Londrës do të shpallë nisma të reja për sigurinë në rajon

    8 Korrik, 2018

    SamitiPrania e Britanisë së Madhe në Balkanin Perëndimor do të rritet, theksoi zëvendësambasadori britanik, Sean Melbourne në konferencën rajonale “Procesi i Berlinit – Samiti i Londrës 2018″, të zhvilluar në Tiranë.

    Zv. Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Tiranë, Sean Melbourne, deklaroi të premten  (6.07.2012), se vendi i tij do të rrisë praninë dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor. Në konferencën ...

  • Turqia, dekret për pushimin nga puna të 18 mijë punonjësve

    8 Korrik, 2018

    erdoTurqia ka nxjerrë një dekret për pushimin nga puna të më tepër se 18 mijë punonjësve civilë.

    Rreth gjysma e personave të përfshirë në listën e publikuar sot, janë oficerë police.

    Më tepër se 5 mijë vetë janë personel ushtarak, të cilët po ashtu ishin përfshirë në dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme, si dhe 199 akademikë. Me dekretin e ri, ...

  • Jeta e përditshme në Iran: “Ne kemi frikë”

    8 Korrik, 2018

    iranPas daljes së SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin, Europa, Rusia dhe Kina duan ta shpëtojnë atë: Ministrat e jashtëm takohen në Vjenë. Njerëzit në Iran janë të dëshpëruar. Për qeverinë në Teheran koha nuk pret.

    “Tema më e rëndësishme gjatë udhëtimeve me taksi përmes Teheranit janë sanksionet”, thotë. 51-vjeçarja shtëpiake nga Teherani është e indinjuar. Frika e ...

  • Bota në garë për dominim teknologjik

    8 Korrik, 2018

    intelegjenca artificialeNdërsa zhvillimet teknologjike po ecin me ritme të pashoqe, ekspertët thonë se bota po përjeton një revolucion të katërt industrial – i cili do të nxitet nga inteligjenca artificiale dhe makinat që mund të analizojnë sasi të mëdha të dhënash nga pajisjet e kyçura në rrjet. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee nga qyteti ...

  • Mesazhi i ujdisë së BE: Dyert tona mbyllen

    29 Qershor, 2018

    MerkelNë orët e para të mëngjesit të së premtes (29.06) u arrit një ujdi në samitin e BE-së për migracionin pas një nate të gjatë debati. Në të ardhmen refugjatët e shpëtuar në det vendosen në kampe të mbyllura brenda BE.

    Kishte shumë dyshime, nëse ky samit do të sillte suksesin e duhur, madje jo gjithçka është arritur, megjithatë një ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"