LAJMET NGA BOTA

  • Një bakterje e lashtë ndihmon për të luftuar rezistencën ndaj antibiotikëve

    12 Maj, 2017

    EnterococciShkencëtarët po studiojnë një patogjen të lashtë për informacion se si mund të luftojnë një bakterje rezistente ndaj antibiotikëve në spitale dhe qendra të tjera të kujdesit shëndetësor.

    Enterococci i përkasin një grupi prej gjashtë superbakterjesh të cilat infektojnë pacientët dhe u rezistojnë antibiotikëve, duke i bërë ata vdekjeprurës.

    Shkencëtarët që kanë studiuar familjen e bakterit enterococcus zbuluan se ato u ...

  • Takimi i Këshillit Arktik dhe ndryshimet klimatike

    12 Maj, 2017

    Keshilli ArktikNdryshimet klimatike janë në qendër të vëmendjes në një takim të nivelit të lartë që zhvillohet sot në Alaska. Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe ministrat e jashtëm të shtatë vendeve të Këshillit Arktik – Rusia, Groenlanda, Kanadaja, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda takohen sot ndërsa po ndodhin ndryshime të shpejta në shtresën e akullit rreth Polit ...

  • Wałęsa: Gjermania është vendi më i civilizuar i Evropës

    11 Maj, 2017

    ValencaGjermanët do të bënin mirë t’i linin mënjanë komplekset dhe të marrin drejtimin e Evropës: kjo është dëshira e Nobelistit të paqes dhe ish-Presidentit të Polonisë, Lech Walesa, në intervistë me DW.

    DW: Në cilin drejtim po lëviz Evropa?

    Lech Walesa: Kjo është një pyetje e mirë, për të cilën duhet të gjejmë një përgjigje. Duhet të shtrojmë pyetjen për themelet ...

  • SHBA: Shembet një tunel me përmbatje mbeturinash radioaktive

    10 Maj, 2017

    tuneli berthamorNjë tunel i nëndheshëm, me përmbatje mbeturinash radioaktive u shemb dje pasdite në shtetin e Uashingtonit. Autoritet i kërkuan qindra punëtorëve që punojnë aty të tregohen të kujdesshëm.

    Sipas njoftimeve zyrtare në kompleksin bërthamor të Hanfordit nuk pati rrjedhje rrezatimi dhe në momentin e rrëzimit brenda në tunel nuk ndodhej asnjë punëtor.

    Ende nuk dihen arsyet që shkaktuan incidentin.

    Rezervuari bërthamor ...

  • SHBA: seancë në Senat për sigurinë kibernetike

    9 Maj, 2017

    paswordShtetet e Bashkuara përballen thuajse çdo ditë me një incident kibernetik dhe me “një numër kërcënimesh të ndryshme, në rritje”, sipas Drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Mike Rogers.

    Në dëshminë e tij të martën para Komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit, Rogers tha se Shtetet e Bashkuara po mbeten prapa, kur është fjala për luftën kundër sulmeve kibernetike ...

  • Fosilet e gjetura në Afrikën e Jugut përballë teorisë së evolucionit

    9 Maj, 2017

    FosiletEkipi shkencor që bëri bujë në vitin 2015 duke zbuluar një të afërm të lashtë me njeriun, thotë se zbulimet e fundit mund të ndryshojnë mënyrën se si e shikojmë evolucionin njerëzor.

    Gjetjet, të cilat do të publikohen këtë javë një revistën shkencore “Elife” përfshijnë zbulimin e një shpelle të dytë me fosile të species me tru të vogël të ...

  • Serbi: Daçiç kërkon status diplomatik për punonjësit rusë

    5 Maj, 2017

    DacicMinistri i Jashtëm serb u bëri thirrje autoriteteve të vendit të tij t’i japin status diplomatik punonjësve rusë të një qendre të debatueshme që disa e konsiderojnë një bazë spiunazhi, por që Rusia këmbëngul se është një qendër për ndihma në raste fatkeqësish natyrore.

    Ivica Daçiç i tha të premten gazetës së përditshme “Politika” se statusi për t’i dhënë një ...

  • Rusia, Turqia dhe problemi i Sirisë

    5 Maj, 2017

    rusia turqia siriaRusia thotë se në “zonat pa konflikt” të propozuara për Sirinë, nuk do të lejohet fluturimi i avionëve të koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.

    Alexander Lavrentyev, i dërguari i Rusisë për bisedimet e paqes në takimin Kazakistanit, komentoi të premten në mediat ruse, duke thënë se “operacionet ajrore në zonat pa-konflikte, sidomos ato të forcave të ...

  • Replika të forta mes Macron dhe Le Pen

    4 Maj, 2017

    Macron Le PenTë dy kandidatët për president në Francë, Emmanuel Macron e Marine Le Pen zhvilluan një duel të ashpër televiziv të mërkurën. Macron akuzoi rivalen për përçarje të shoqërisë, ndërsa Le Pen, Macron për brutalitet social.

    Që në fillim të duelit (04.05.) e sulmoi kandidatja e Front National, ish-ministrin e Ekonomisë dhe socialliberalin, Emmanuel Macron. Ai qëndron për “brutalitetin social” dhe ...

  • Facebook punëson 3 mijë vetë për të bllokuar videot e dhunshme

    4 Maj, 2017

    fbPas publikimit të disa videove në Facebook me vrasje, vetëvrasje, përdhunime dhe veprime të tjera të dhunshme, gjigandi i medias sociale thotë se po punëson 3,000 persona të tjerë për të kontrolluar videot dhe për të hequr nga faqja ato që shkelin rregullat.

    Kompania është duke u ndeshur me presion në rritje për të ndalur postimet dhe shkëmbimet e videove ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"