LAJMET NGA BOTA

  • Uniteti i brishtë i BE-së

    30 Janar, 2015

    Vëzhguesit druhen, se kundërshtimi i Athinës për sanksione të reja ndaj Rusisë, mund të shënojë fundin e unitetit në BE. Siqodoftë në Bruksel u arrit kompromisi dhe u evitua një përplasje edhe më e madhe.Diskutimet nuk ishin dhe aq të lehta, tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, pas takimit të posaçëm me homologët e tij evropianë në Bruksel. “Ishte shumë e vështirë të ruhej uniteti”, shtoi ai. Në takimin ...

  • Sanksionet nuk janë problemi kryesor i Rusisë

    30 Janar, 2015

    BE diskuton për sanksione të reja kundër Rusisë, 35t njoftojnë për një recesion të rëndë në mbretërinë e Putinit. Deri në çfarë mase janë evropianët shkaktarë të kësaj krize?Nëse këto ditë 35t evropiane njoftojnë se ekonomia ruse kërcënohet nga një recesion i rëndë për shkak të sanksioneve perëndimore dhe rënies së çmimit të naftës, pa dyshim që kanë të drejtë. Por nëse në lajmet e shumta dhe madje edhe në ...

  • Raporti i përvitshëm i Human Rights Watch

    30 Janar, 2015

    Organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” thotë se qeveritë e botës bëjnë gabime serioze, kur sakrifikojnë të drejtat e njeriut në emër të forcimit të masave të sigurisë.Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë të publikuar sot, grupi thotë se Nigeria, Iraku, Siria, Israeli dhe Shtetet e Bashkuara janë mes vendeve që shfrytëzojnë shqetësimet për sigurinë për të justifikuar shkeljen e të drejtave të njeriut.

    Sipas Drejtorit Ekzekutiv të ...

  • Marrëdhënia e tensionuar SHBA – Rusi

    30 Janar, 2015

    Janë të vazhdueshme shenjat e marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ditën e hënë, Shtetet e Bashkuara ngritën akuza ndaj tre shtetasve rusë për lidhje me një rrjet spiunazhi rus, një akuzë të cilën Rusia e mohon. Këto akuza shërbyen për të rritur kritikat e SHBA ndaj mbështetjes së Moskës për separatistët në Ukrainë. Analistët thonë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë acaruar edhe përpara këtyre incidenteve.

    Evgeny ...

  • Lufta kundër terrorit – pa Turqinë?

    30 Janar, 2015

    Opinioni publik turk kritikon qendrimin e distancuar të Perëndimit përballë Turqisë, kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ekspertët e argumentojnë këtë me një mungesë besimi ndaj qeverisë turke.Që prej atentatit kundër revistës satirike franceze, Charlie Hebdo, lufta kundër terrorit ndërkombëtar është më aktuale se kurë. Turqia si partnere e NATO-s luan këtu një rol të rënëdësishëm. Para së gjithash kufijtë e përbashkët me Sirinë dhe Irakun, vende në ...

  • OBSH: Përpjekje për t’i dhënë fund Ebolës

    30 Janar, 2015

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përpjekjet për ngadalësimin e epidemisë vdekjeprurëse të Ebolës janë zhvendosur, duke u përqëndruar tani tek përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë. Numri i rasteve të reja të të infektuarve me sëmundjen gjatë një jave ra në nivelin më të ulët që nga fundi i qershorit.

    Javën e kaluar u njoftuan 99 raste të reja të të infektuarve në vendet më të prekura nga epidemia, si ...

  • Sprova e parë e unitetit të BE-së

    29 Janar, 2015

    Pas përshkallëzimit të dhunës në Ukrainën lindore BE-ja planifikon zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Por Greqia mund të dalë kundër.Tri ditë pas krijimit të qeverisë së re në Athinë, Bashkimi Evropian po përballet me sprovën e parë. Deri tani diplomatët e konsideronin unitetin e BE-së në qëndrimin ndaj Rusisë si suksesin e tyre më të madh në politikën e jashtme. Kjo mund të ndryshojë shpejt me qëndrimin e kryeministrit Aleksis ...

  • Kurthi i kredive në franga zvicerane

    29 Janar, 2015

    Për vite të tëra bankat u rekomandonin huamarrësve që të mos i merrnin kreditë e tyre në euro, por në franga zvicerane. Por rritja e kursit të frangës po u krijon probleme huamarrësve në Evropën Qendrore dhe Lindore.Marko Vasić bleu në vitin 2008 një banesë në Beograd dhe për këtë mori një kredi të bazuar në vlerën e frangës zvicerane. Kësti mujor i shlyerjes së kredisë ishte 350 euro, shumë ...

  • Greqia kërkon reparacione

    29 Janar, 2015

    Greqia i ka borxh Gjermanisë miliarda euro. Apo anasjelltas? Edhe 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Athina dhe Berlini debatojnë për shpenzimet e kohës së pushtimit gjerman të Luftës së Dytë Botërore.Pas sulmit kundër Greqisë, në maj 1941 mbi Akropol-in në Athinë valon flamuri me kryq të thyer. Deri në maj 1944 Wehrmacht-i e mban të pushtuar vendin. Në këtë periudhë, Gjermania naziste vret e plaçkit në të gjithë ...

  • Amerika në ndihmë të Ukrainës

    29 Janar, 2015

    Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje që i ofron Ukrainës 2 miliardë dollarë në formën e garancisë për borxhet, të cilat do të ndihmojnë programet sociale të këtij vendi gjatë vitit 2015. SHBA deklaruan gjithashtu se janë të gatshme të rrisin trysninë e sanksioneve kundër Rusisë nëse kjo do të jetë e nevojshme. Marrëveshja u nënshkrua në Kiev nga ministrja ukrainase e financave, Natalia Yaresko, dhe sekretari amerikan i thesarit, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"