LAJMET NGA BOTA

  • Projekt botëror për mbarëvajtjen e bletëve

    2 Prill, 2019

    BletetShifrat paraprake të Departamentit amerikan të Bujqësisë tregojnë se popullata e bletëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të bjerë. Kjo rënie është pjesërisht rezultat i pesticideve, por edhe i faktorëve natyrorë si isektet që infektojnë kosheret. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kevin Enochs, kompania teknologjike Oracle ka bashkuar forcat me rritësit e bletëve në shkallë globale ...

  • Shkencëtarë gjermanë zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit

    30 Mars, 2019

    qelize kanceriSubstanca përdor një mekanizëm në sipërfaqen e qelizave të kancerit që i bën ato më pas të shuhen. Tani do të hulumtohet nëse funksionon edhe jashtë laboratorit

    Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ...

  • Lufta kundër ndotjes nga plastika

    30 Mars, 2019

    pllastikeNdërsa ndotja plastike vazhdon të përkeqësohet, shumë njerëz dhe shtete po përpiqen ta luftojnë këtë problem. Siç na njeh korrespondenti i Zërit të Amerikës Kevin Enochs, nga Afrika deri tek Amerika e Jugut, përpjekjet e brendshme për mbledhjen e mbetjeve plastike kanë një ndikim të vogël por që po vazhdon të rritet.

    Në shtetin afrikan të Gabonit vullnetarët mblidhen ...

  • 3 viktima pas të shtënave në një tramvaj në Utrecht

    19 Mars, 2019

    UtrechtNë një sulm në qytetin holandez, Utrecht janë vrarë sipas kryebashkiakut, Jan van Zanen tre vetë, pesë të tjerë janë plagosur.

    Pas tё shtёnave nё njё tramvaj nё Utrecht ёshtё arrestuar i dyshuari kryesor. Sikurse njoftoi policia, ai u arrestua gjatё kontrollit tё njё banese nё qytetin holandez. I arrestuari ёshtё njё 37 vjeҁar me origjinё turke, tё cilin autoritetet ...

  • Gjurma ballkanike e atentatorit të Zelandës së Re

    19 Mars, 2019

    Brenton TarrantMbrojtës i vendeve të krishtera? Terroristi djathtist që vrau të paktën 50 vetë në dy xhami të Christchurch me emrat e shkruar në alfabetin cirilik krijonte lidhje me luftërat e dikurshme kundër osmanëve në Ballkan.

    Në kohën që australiani 28 vjeçar, Brenton Tarrant paraqiste në Facebook atentatin e tij gjurmët të çonin në Ballkan. Filmimin “live” të atentatit, Tarrant ...

  • BREXIT, Çfarë do të ndodhë?

    12 Mars, 2019

    BrexitPër Britaninë, dalja nga BE-je me një marrëveshje tranzicioni do të jetë e ashpër në vetëvete, një riorganizim sizmik që do të ndërpresë lidhjet e biznesit, ekonomisë, sigurisë, ligjeve, kulturës dhe politikës që janë thelluar prej mbi gjysmë shekulli, duke e futur Britaninë në Evropë dhe Evropën në Britani.

    Për tre milionë europianët e kontinentit që jetojnë në Britani ...

  • Pse qeveritë e Ballkanit dëmtojnë ambjentin për HEC-et

    9 Mars, 2019

    hecNë Parlamentin Evropian u mblodhën për të kërkuar mbështetje për mbrojtjen e lumenjve aktivistë nga i gjithë Ballkani.

    Në mbështetje të grupit të së Majtës Evropiane dhe të së Gjelbrës Nordike në Parlamentin Evropian, të enjten (07.03) në Bruksel u mblodhën për të kërkuar mbështetje për agjendën e tyre aktivistë për mbrojtjen e lumenjve nga i gjithë Ballkani.

    Personazhe të filmave ...

  • “Siguria në Ballkan është shumë e brishtë”, flet komandanti i forcave të SHBA-së

    6 Mars, 2019

    Curtis-M.-ScaparrottiSituata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë, ka thënë komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para komitetit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan.

    Scaparrotti, i cili gjithashtu është komandant Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë, e ka ...

  • Hetimet ndaj presidentit Trump mbi lidhjet me Rusinë

    6 Mars, 2019

    CohenIsh-avokati personal i presidentit Donald Trump, Michael Cohen, kthehet të dëshmojë të mërkurën përpara Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për çështje të Zbulimit, të drejtuar nga demokratët, që këtë javë filloi hetime të reja ndaj të administratës së presidentit Trump.

    Michael Cohen dëshmoi tri herë në Kongres javën e kaluar, duke folur në seanca të veçanta në komisionet e zbulimit ...

  • Një mënyrë e re e luftimit të vjedhjes së identitetit në internet

    6 Mars, 2019

    me celularA mund të na ndihmojë mënyra se si e mbajmë celularin për të luftuar vjedhjet e identitetit apo mashtrimet në internet? Ekspertët e sigurisë mendojnë kjo është e mundur. Masat e sigurisë biometrike siç janë lexuesit e gjurmëve të gishtave janë një mjet me rëndësi për të luftuar mashtrimet, por një masë tjetër mbrojtëse përfshin biometrinë pasive, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"