LAJMET NGA BOTA

  • NATO: Perëndimi po humb luftën e informacionit ndaj rusisë, IS-it

    27 Shtator, 2016

    natoKomandantët e NATO-s janë duke i bërë thirrje Perëndimit të shtojë përpjekjet për t’iu kundërvënë betejës në fushën e informacionit që kanë hapur kundërshtarët.Komandantët paralajmërojnë se vendet si Rusia po shfrytëzojnë lirinë e shtypit në mediat perëndimore për të përhapur dezinformata.

    Forcat që ishin në krye të marrjes me forcë nga Rusia të Krimesë në vitin 2014 ishin nga persona ...

  • OBSH: Ndotja e ajrit shkakton 6,5 milionë vdekje në vit

    27 Shtator, 2016

    jugohromiNjë raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 90 për qind e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, gjë që kontribuon në një numër problemesh shëndetësore. Të dhënat e reja të publikuara sot nga agjencia e OKB-së tregojnë se problemi është më i përhapur në qytetet e mëdha, por ...

  • Silicon Valley tërheq imigrantë dhe shkencëtarë

    27 Shtator, 2016

    silicon-valleySilicon Valley në Kaliforni, e njohur për kompanitë e teknologjisë së lartë, mund të përshkruhet si vendi i shkrirjes së kulturave dhe gjuhëve të ndryshme. Dhe e gjithë kjo është përqendruar brenda kompanive teknologjike të rajonit. Të jesh emigrant dhe të përpiqesh të ngresh një kompani, kjo mund të jetë e vështirë në disa vende, por jo domosdo në ...

  • Të hënën debati i parë televiziv Trump – Clinton

    26 Shtator, 2016

    clinton-trumpKandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, dhe kandidati republikan Donald Trump përballen nesër në debatin e parë televiziv që do të transmetohet nga Nju Jorku. Mendohet se shikueshmëria do të jetë më e larta e fushatës së deritanishme presidenciale dhe mund të ndikojë në rezultatin e një gare të ngushtë drejt Shtëpisë së Bardhë.

    Debati i parë do të jetë ...

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së, bisedime urgjente për Sirinë

    26 Shtator, 2016

    ksKëshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi të dielën bisedime urgjente në lidhje me dhunën shkatërrimtare në qytetin Aleppo, ndërkohë që avionët sirianë dhe rusë bombardonin pjesën lindore të qytetit sirian, të kontrolluar prej rebelëve.

    Sesioni i emergjencës u thirr nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, për të ushtruar presion ndaj Rusisë që të vendosë nën kontroll aleaten e saj ...

  • 13 Euro për në BE?

    26 Shtator, 2016

    BE-ja do t’i intensifikojë në mënyrë masive kontrollet në kufi. Kush do të udhëtojë,. duhet të regjistrohet ose të aplikojë për vizë. Qëllimi është për më shumë siguri. Por qytetarët e BE-së nuk do të regjistrohen.

    kontrolli-kufiAustralia e ka prej kohësh, SHBA-ja qysh nga viti 2007, fjala është për një sistem elektronik për udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë. ...

  • Referendumi serb dhe droja për tërësinë e Bosnjës

    26 Shtator, 2016

    dodicSerbët e Bosnjës po votojnë të dielën në referendumin lidhur me “ditën kombëtare”, duke sfiduar vendimin e Gjykatës më të lartë të Bosnjës dhe trysninë perëndimore për të hequr dorë nga votimi që rrezikon nxitjen e tensioneve etnike në këtë vend të ndarë të Ballkanit.

    Referendumi lidhur me shënimin apo jo të 9 janarit si “ditë të shtetësisë” së Republikës ...

  • Apikultura dhe bletët e qytetit

    24 Shtator, 2016

    bletaBleta e Perëndimit u soll në Shtetet e Bashkuara shumë kohë më parë, ngaqë ajo është një lloj blete që prodhon shumë mjaltë. Por ajo është njëkohësisht një pjalmues i shkëlqyer. Që nga ajo kohë, këto insekte të importuara kanë patur rol të rëndësishëm në prodhimin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Ato shumëzohen në miliona dhe dërgohen nëpër ...

  • Satelitët aktivë sipas shteteve

    23 Shtator, 2016

    1.419 satelitë aktivë që sillen rreth tokës

    satelitet

    (rel)

     

     

     

     

     

  • Shtohet përdorimi i kamerave në trupin e policit

    22 Shtator, 2016

    camcopNjë përgjigje ndaj rritjes së vëmendjes ndaj përdorimit të forcës policore në Shtetet e Bashkuara është rritja e përdorimit të kamerave të trupit nga ana e policëve.

    Policët kanë pasur prej kohësh kamera brenda makinave, por përdorimi i tyre si pjesë e uniformës ofron mundësi për të parë se çfarë ndodh kur ata nuk janë në makinë.

    Me kamerat e reja ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"