LAJMET NGA BOTA

  • Aktiviteti ushtarak rus pas aneksimit të Krimesë

    16 Maj, 2016

    ushtar rusRusia ka rritur aktivitetin e saj ushtarak që nga aneksimi i rajonit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. NATO-ja po planifikon një shtim të pranisë ushtarake në Evropën Lindore, më i madhi që nga Lufta e Ftohtë, në përpjekje për të penguar ...

  • Paralajmërime për një cyber-ofensivë nga Rusia

    16 Maj, 2016

    Shërbimet ruse të spiunazhit po tregohen të gatshme edhe për të sabotuar përmes sulmeve kibernetike.

    kibernetikFusha e betejës interneti – Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka shumë vite që i është kushtuar kësaj teme. Në raportin e tij vjetor theksohet në mënyrë të veçantë kërcënimi nga Lindja. Sidomos Rusia duhet të jetë veçanërisht aktive në këtë fushë. Në ...

  • Një i ri me autizëm shkon në universitet

    16 Maj, 2016

    autizemBenjamin Alexander duke u ndihmuar nga babai

    Një i ri me autizëm jo-verbal ka sfiduar të gjitha pritshmëritë duke u regjistruar në një universitet në qytetin Nju Orlins. E gjithë kjo në sajë të prindërve të tij, një mësueseje për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe një kompjuteri portativ që e ka ndihmuar atë të gjente zërin e tij.

    Megjithëse ...

  • Disa vende të BE-së do të vazhdojnë kontrollet kufitare

    13 Maj, 2016

    kontrolli dogane ne BEKontrollet e kufijve mes disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të lejohen të vazhdojnë për gjashtë muaj, ndërsa këto vende vazhdojnë të përballen me fluksin masiv të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

    Këshilli Evropian vendosi sot që Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia të lejohen të vazhdojnë kontrollet për gjashtë muaj. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

    Pesë vendeve do ...

  • Aparat i ri për transplantimin e mëlçisë

    12 Maj, 2016

    transplantimi i melciseEdhe pse transplantime të mëlçisë janë kryer që nga viti 1963, ky mbetet një operacion i komplikuar dhe i rrezikshëm. Rreth 28 për qind e personave që marrin mëlçi të transplantuar vdesin brenda 5 viteve. Tani, një procedurë e re në Qëndrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgut premton shumë përsa i përket ruajtjes më mirë të organeve ...

  • Gati sistemi amerikan i mbrojtjes nga raketat në Evropë

    11 Maj, 2016

    ushtari sistemi i mbrojtjesShtetet e Bashkuara do ta shpallin të enjten zyrtarisht si funksional sistemin e tyre evropian të mbrojtjes nga raketat, pothuajse një dekadë pasi Uashingtoni propozoi vendosjen e një baze në Evropë për mbrojtjen kundër raketave balistike iraniane.

    Kronologjia e hapave drejt kësaj mbrojtjeje

    2007: Presidenti George W. Bush formalizoi planet për të ngritur një bazë për mbrojtjen nga ...

  • 11 Maj, 2016

    SandersSenatori nga Vermonti, Bernie Sanders fitoi dje në zgjedhjet paraprake në Virxhinian Perëndimore, duke siguruar një numër të vogël delegatësh, ndërsa u zotua përsëri se do të vazhdojë deri në fund garën ndaj ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

    Zoti Sanders fitoi 51 për qind të votës ndërsa zonja Clinton 36 për qind. Meqenëse sistemi proporcional që përdorin demokratët për të ...

  • A do të plasë marrëveshja BE-Turqi?

    11 Maj, 2016

    Brukseli dhe Ankaraja po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt një konfrontimi. Kjo rrezikon çështjen e marrëveshjes së refugjatëve. Sa do ta shpëtojë interesi i përbashkët i të dyja palëve marrëveshjen me Turqinë?

    BE TurqiaËshtë grumbulluar mjaft lëndë për konflikt. Javën e kaluar, kryeministri turk Ahmet Davutoglu njoftoi dorëheqjen e tij. Ai jo vetëm kishte negociuar marrëveshjen me Brukselin, po ...

  • Avionë privatë për pasagjerët e zakonshëm

    11 Maj, 2016

    avionetNjë kompani e teknologjisë në Britani kërkon ta bëjë të arritshëm për pasagjerët e zakonshëm udhëtimin luksoz me avionë privatë. Kompania “Stratajet” po krijon një faqe në internet që do të mbledhë të dhënat dhe çmimet në kohë.

    Për shumë njerëz që kërkojnë të rezervojnë bileta fluturimi, avionët privatë i mendojnë me çmime mbi buxhetin normal. Por, sipas Jonny Nicol, ...

  • Sadiq Khan: Pikëpamjet e Trumpit për Islamin, “injorante”

    10 Maj, 2016

    Sadiq KhanKryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan i cilësoi si “injorante” pikëpamjet e kadidatit republikan për President në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump për Islamin dhe tha se ky këndvështrim mund t’i bëjë “të dyja vendet tona më pak të sigurta”.

    Reagimi i tij erdhi pasi zoti Trump sugjeroi që zoti Khan mund të përjashtohej nga një ndalim i përkohshëm i ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"