LAJMET NGA BOTA

  • EgyptAir, gjendet vendndodhja e rrëzimit

    19 Maj, 2016

    ministri egjiptianEkipet e kërkimit në Mesdhe kanë identifikuar vendndodhjen e mbetjeve të avionit të kompanisë Egyptair që udhëtonte nga Parisi drejt Kajros. Ministri egjiptian i aviacionit tha se rrëzimi i avionit ka më shumë gjasa të jetë shkaktuar nga një sulm terrorist se sa nga një difekt teknik.

    Ministri Sherif Fathy komentoi mbi rrëzimin dhe mbi një operacion kërkimi në ...

  • Paris-Kajro: mbi fatin e avionit të pasagjerëve të EgyptAir

    19 Maj, 2016

    Një avion Airbus i shoqërisë EgyptAir me sa duket është rrëzuar gjatë fluturimit nga Prisi për në Kajro. Shkaqet janë të paqarta. 66 vetë ndodheshin në bordin e avionit. Kronologji e informacioneve mbi fatkeqësinë:

    EgyptAirMe shumë gjasë avioni Airbus i shoqërisë ajrore EhyptAir ka rënë në det, tha në orët e para të mëngjesit në televizionin Sky News Arabia Ihab ...

  • HRW: ISIS ka vendosur regjim barbar në Libi

    18 Maj, 2016

    libiaEkstremistë të Shtetit Islamik kanë ekzekutuar në qytetin libian të Sirtes të paktën 49 vetë, që nga muaji shkurt 2015, duke përfshirë robër lufte, kundërshtarë politikë dhe banorë lokalë të akuzuar për magji, apo rituale pagane. Qyteti i Sirtes është baza më e madhe e ISIS jashtë Sirisë dhe Irakut, sipas një raporti të nxjerrë të mërkurën nga grupi ...

  • Clinton, më pranë kandidaturës demokrate

    18 Maj, 2016

    clintonIsh-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dje hodhi një hap më pranë sigurimit të kandidaturës së demokratëve për president. Pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve paraprake në shtetin e Kentakit, zonja Clinton ka një epërsi prej rreth dy mijë votash ndaj rivalit të saj, senatorit Bernie Sanders. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se ende nuk do të shpallin ...

  • Takimi në Vjenë për Sirinë

    18 Maj, 2016

    takimi vjene siriaGrupi Ndërkombëtar që Mbështet Sirinë ka shtuar përpjekjet për të ndihmuar në stabilizimin e Sirisë me klauzola të reja që do të përjashtonte mbrojtjen e shkelësve të përsëritur të armëpushimit në bazë të një marrëveshje për ndalimin e armiqësive dhe po ashtu do të zgjerojë hedhjet nga ajri të ndihmave humanitare në zonat e rrethuara. Sfida të ...

  • Të paktën 28 të vrarë në Irak

    17 Maj, 2016

    irakTë paktën 28 vetë janë vrarë dhe 65 janë plagosur nga bombat, sot në kryeqytetin e Irakut.

    Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në zonën e al-Shaabit në veri të Bagdadit ku zyrtarët thanë se autorja e një sulmi vetëvrasës aktivizoi eksplozivë në një treg.

    Një sulm tjetër, një shpërthim me makinë bombë, goditi lagjen Rashid në pjesën jugore të qytetit.

    Askush nuk e ...

  • Aktiviteti ushtarak rus pas aneksimit të Krimesë

    16 Maj, 2016

    ushtar rusRusia ka rritur aktivitetin e saj ushtarak që nga aneksimi i rajonit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. NATO-ja po planifikon një shtim të pranisë ushtarake në Evropën Lindore, më i madhi që nga Lufta e Ftohtë, në përpjekje për të penguar ...

  • Paralajmërime për një cyber-ofensivë nga Rusia

    16 Maj, 2016

    Shërbimet ruse të spiunazhit po tregohen të gatshme edhe për të sabotuar përmes sulmeve kibernetike.

    kibernetikFusha e betejës interneti – Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka shumë vite që i është kushtuar kësaj teme. Në raportin e tij vjetor theksohet në mënyrë të veçantë kërcënimi nga Lindja. Sidomos Rusia duhet të jetë veçanërisht aktive në këtë fushë. Në ...

  • Një i ri me autizëm shkon në universitet

    16 Maj, 2016

    autizemBenjamin Alexander duke u ndihmuar nga babai

    Një i ri me autizëm jo-verbal ka sfiduar të gjitha pritshmëritë duke u regjistruar në një universitet në qytetin Nju Orlins. E gjithë kjo në sajë të prindërve të tij, një mësueseje për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe një kompjuteri portativ që e ka ndihmuar atë të gjente zërin e tij.

    Megjithëse ...

  • Disa vende të BE-së do të vazhdojnë kontrollet kufitare

    13 Maj, 2016

    kontrolli dogane ne BEKontrollet e kufijve mes disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të lejohen të vazhdojnë për gjashtë muaj, ndërsa këto vende vazhdojnë të përballen me fluksin masiv të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

    Këshilli Evropian vendosi sot që Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia të lejohen të vazhdojnë kontrollet për gjashtë muaj. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

    Pesë vendeve do ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"