LAJMET NGA BOTA

  • SHBA, miratohen ndëshkimet kundër Moskës, kufi kompetencave të z. Trump për sanksionet

    26 Korrik, 2017

    usaSanksionet e reja që ndëshkojnë Rusinë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, bënë një hap me rëndësi të martën: Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj që zgjeron kontrollin e Kongresit mbi sanksionet dhe nuk lejon Presidentin Donald Trump t’i zbutë ato.

    Pas më shumë se një muaj bisedimesh mes dy partive dhe vonesave procedurale, Dhoma ...

  • BE pret nga Turqia “hapa konkrete”

    26 Korrik, 2017

    HahnShkeljet e të drejtave të njeriut dhe burgosja e gazetarëve në Turqi preokupojnë BE-në. Të martën priten ministrat e Turqisë në Bruksel.

    Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe ministri për Çështjet Evropiane Omer Celik do të priten në Bruksel nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Frederica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn. Një çështje ...

  • Erdogani ashpërson retorikën anti-perëndimore

    26 Korrik, 2017

    erdogan1Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shtoi sot retorikën anti-perëndimore, duke thënë se ka marrë fund epoka kur Turqia përulej ndaj çdo kërkese perëndimore.

    Zoti Erdogan i bëri komentet ndërkohë që zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian zhvillonin bisedime me ministrin e jashtëm turk në Bruksel.

    Turqia është përfshirë në një grindje diplomatike me Gjermaninë, pas arrestimit javën e kaluar të ...

  • Erdogan: Akuza për spiunazh dhe kërcënime Gjermanisë

    26 Korrik, 2017

    erdoganTurqia i pëmbahet kursit të saj të ashpër ndaj Berlinit. Gati tri javë pas arrestimit të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut Steudtner, kreu i shtetit Erdogan ngre tani akuza për spiunazh ndaj qeverisë gjermane.

    Rexhep Tayip Erdogan u prononcua në grupin parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara. Në fjalën e tij presidenti turk pretendoi, ndër të ...

  • Ndalohen projektet e armatimeve me Turqinë

    22 Korrik, 2017

    tanku leopardBerlini dhe Ankaraja janë partnere në NATO, por kriza e thellë ka prekur edhe bashkëpunimin ushtarak. Kriza ka prekur edhe shkëmbimin e armëve.

    Qeveria gjermane ka konfirmuar ndalimin e projekteve të përbashkëta me Turqinë për armatime. “Ne kemi vendosur t’i rishikojmë të gjitha kërkesat për armatime”, thotë një zëdhënëse e ministrisë për Ekonomi në Berlin. Ajo nuk saktësoi detajet ...

  • Katari ndryshon ligjet anti-terror

    22 Korrik, 2017

    Sheiku i KataritPas këmbënguljes së një sërë shtetesh të Gjiri Persik monarkia institucionale njoftoi se do të ndryshojë ligjet anti-terror.

    Sheiku i Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani nënshkroi një dekret sipas së cilit do të krijohen dy lista kombëtare, njëra me persona të caktuar dhe tjetra me njësi terroriste. Personat e dyshuar kanë të drejtë ankimi në rast se përfshihen ...

  • Tërmet në Turqi e Greqi – të paktën dy të vdekur

    21 Korrik, 2017

    termetiNjë tërmet i fuqishëm rrëzoi një ndërtesë mbi turistët në një bar në ishullin turistik Kos në Greqi dhe shkaktoi panik në bregdetin turk të premten herët, duke vrarë dy veta dhe lënduar rreth 200 të tjerë.

    Ekipet e shpëtimit thanë se dy veta nga Turqia dhe Suedia vdiqën gjatë rrëzimit të Klubit “White Corner”, kur një tërmet prej 6.5 ...

  • Cem Özdemir: “Erdogani do të krijojë Turqinë edhe në Gjermani”

    21 Korrik, 2017

    Cem OzdemirIntervistën e zhvilluan kryeredaktorja e DW, Ines Pohl dhe moderatori Jaafar Abdul-Karim

    Në intervistë për DW, kandidati kryesor i partisë ekologjistë “Të Gjerlbërit”, Cem Özdemir, kritikon ashpër Turqinë. Gjermania duhet t’i japë fund politikës së saj naive.

    Politikani ekologjist Cem Özdemir u pozicionua qartë edhe ndaj sanksioneve kundërj Rusisë: Sanksionet kundër Rusië në krizën e Ukrainës ...

  • Ç’mendojnë të rinjtë në Perëndim për të ardhmen e Ballkanit?

    21 Korrik, 2017

    ballkaniStudentë nga Ballkani në Gjermani flasin për DW se si e shohin ata të ardhmen e vedeve të tyre, dhe çfarë i bashkon e ndanë nacionalitet në vendet ballkanike.

    RYCO është projekti më i prekshëm në kuadër të nismës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Organiazata rajonale për bashkëpunimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas modelit të organizatës ...

  • Gjermania njofton masa kundër Turqisë

    20 Korrik, 2017

    GabrielTurqia hodhi poshtë kritikat e forta të Ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel për ndalimin e gjashtë aktivistëve të të drejtave të njeriut nga Ankaraja, duke përfshirë një shtetas gjerman.

    Zëdhënësi turk Ibrahim Kalin i quajti kritikat “për të ardhur keq”, por tha se Ankaraja mbetet e përkushtuar ndaj marrëdhënieve gjermano-turke.

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel njoftoi të enjten një ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"