LAJMET NGA BOTA

  • Austria ndalon përdorimin e perçes

    2 Tetor, 2017

    PerceGratë myslimane në Austri u detyruan nga policia të hiqnin perçet, pas hyrjes në fuqi të një ligji që ndalon mbulimin e fytyrës. Ligji ka nxitur reagimet e aktivistëve myslimanë të të drejtave të njeriut në Austri.

    Ligji që hyri në fuqi të dielën ndalon përdorimin e maskave të skive në rezortet dimërore, maskat kirurgjike jashtë spitaleve dhe maskat festive ...

  • Tre amerikanë nderohen me Nobelin e mjekësisë

    2 Tetor, 2017

    cmimi nobelÇmimi Nobel i Mjekësisë për vitin 2017 iu dha tre shkencëtarëve amerikanë.

    Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young u nderuan për zbulimet e mekanizmave molekularë që kontrollojnë orën e brendshme biologjike, që njihet ndryshe si ritmi cirkadik.

    Komisioni i Çmimit Nobel tha se laureatët e këtij viti arritën të izolojnë një gjen që kontrollon ritmin biologjik të një dite ...

  • Katalonjë: 90% për shkëputjen nga Spanja

    2 Tetor, 2017

    KatalonjaSeparatistët në Katalonjë festojnë rezultatin e referendumit. Ata kërkojnë shtetin e pavarur duke e futur Spanjën në krizën më të rëndë kushtetuese prej disa dekadash.

    48 orë deri tek pavarësia. “Ligji i shkëputjes” i miratuar nga parlamenti katalonjas e parashikon këtë afat. Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Katalonjës është shprehur në orët e para të së hënës në Barcelonë, se ...

  • Jo vetëm Katalonja: Kërkesat për pavarësi në Europë

    30 Shtator, 2017

    europa pavarsiPërkundër vullnetit të Madridit qeveria rajonale e Katalonjës do të mbajë një referendum për pavarësinë. Por nuk është vetëm Katalonja, në Europë ka edhe rajone të tjera që dëshirojnë pavarësimin nga qeveritë qendrore.

    Në gjysmën lindore të Europës shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e ish-Jugosllavisë kanë bërë që të krijohen shumë shtete të reja. Në Europën Perëndimore në të ...

  • Gerhard Shrëder i besuar i Kremlinit

    29 Shtator, 2017

    Putin SchrederIsh-kancelari gjerman Gerhard Shrëder pritet të zgjidhet anëtar i bordit drejtues të gjigandit rus të naftës dhe gazit Rosneft.

    Koncerni Rosneft i përket me rreth 70% shtetit rus. Kancelarja Angela Merkel e quajti angazhimin e Shrëderit në kryesinë e këtij koncerni si diçka jo të mirë. Rosnefti bën pjesë në radhët e atyre sipërmarrjeve që janë ngarkuar me sanksione ...

  • Turqia kërkon Gulenin në këmbim të pastorit amerikan

    29 Shtator, 2017

    Pastori amerikanAutoritetet në Turqi thonë se do të lirojnë pastorin amerikan Andrew Brunson, që mbahet në arrest prej gati një viti, nëse Shtetet e Bashkuara do të ekstradojnë klerikun musliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të vitit të kaluar.

    Ata thonë na jepni pastorin! Ju keni një predikues atje. Na e dorëzoni dhe do ...

  • Kurdët në Veri të Irakut votojnë për shkëputjen – Qeveria në Bagdad kërcënon me sanksione

    28 Shtator, 2017

    BarzaniKurdët në Veri të Irakut u shprehën me shumicë në referendum për pavarësinë. Në referendumin e diskutueshëm 92.3% e zgjedhësve votuan për shkëputjen nga Iraku, deklaroi komisioni kurd i zgjedhjeve të mërkurën në Erbil.

    Që votuesit do të shpreheshin me shumicë për shkëputjen nga Iraku, kjo pritej. As rezultati zyrtar, që komunikoi të mërkurën (27.09) komisioni i zgjedhjeve në Erbil, ...

  • Një studim i ri për gjumin

    28 Shtator, 2017

    studimet e gjumitSipas vlerësimeve, rreth 40 milionë njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga pagjumësia kronike. Por një studim i ri, ndoshta i pari i këtij lloji, hedh dritë mbi zakonet e gjumit tek njerëzit:

    Studiuesit kanadezë që merren me studimin e gjumit tek njerëzit, zgjodhën për të ekperimentuar popullsinë Hadza në Tanzani, ngaqë mjedisi ku ata jetojnë është ...

  • Realiteti virtual pjesë e arsimit

    28 Shtator, 2017

    realiteti virtualFalë efekteve speciale të krijuara në Hollywood, tashmë është e mundur krijimi i një bote me superheronj apo galaksi të largëta. Por kjo teknologji dalëngadalë po futet edhe nëpër shkolla dhe po e tjetërson dhënien e lëndëve shkencore. Udhëtimi visual mund t’i çojë nxënësit nga një qelizë e deri tek pjesët më të largëta të sistemit tonë diellor.

    Falë ...

  • NASA, bashkëpunim me Rusinë për një “portë hapësinore”

    28 Shtator, 2017

    kosmonautAgjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se do të bashkëpunojë me agjencinë ruse hapsinore Roscosmos për ndërtimin e asaj që e quajnë një “portë e thellë hapësinore” në afërsi të Hënës.

    Stacioni hapësinor hënor, ende në fazën e konceptimit, është pjesë e një projekti afatgjatë që synon dërgimin e njerëzve në Mars.

    Administratori në detyrë i NASA-s Robert Lightfoot tha të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"