LAJMET NGA KOSOVA

  • Maas: Zgjidhjet politike në konfliktin Kosovë-Serbi duhet të jenë zgjidhje edhe me BE

    18 Qershor, 2020

    Heiko MaasMinistri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për DW thekson, se vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan perspektivë europiane, duhet edhe për zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, të gjejnë zgjidhje me BE.

    Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje ...

  • SHTATËDHJETË E SHTATË RASTE ME COVID-19!

    17 Qershor, 2020

    IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 20 raste Prishtinë, 1 Hajvali), ...

  • Pikëpamje të ndryshme në Kosovë dhe Serbi rreth takimit në Washington

    17 Qershor, 2020

    Grenell Thaci VucicFtesa e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, është shndërruar në temë diskutimesh në Kosovë dhe në Serbi.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se pret njohje të ndërsjellë nga ...

  • Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA e le mënjanë BE

    17 Qershor, 2020

    shtypi gjermanSHBA do të pajtojë Kosovën dhe Serbinë! Shtypi gjermanishtfolës i kushton vëmendje takimit të pritshëm mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.

    Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në artikullin e saj me titull “Të fitosh pikë në Ballkan” thekson, se një takim ballkanik në Shtëpinë e Bardhë, sipas administratës ...

  • O’Brien: Mezi presim diskutimet Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë

    16 Qershor, 2020

    O BrienKëshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien tha të martën mbrëma se Shtetet e Bashkuara mezi po presin për takimin e paralajmëruar për 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në një postim në rrjetin twitter zoti O’Brien shkroi se është i kënaqur “të presë udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenellin në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet ...

  • Lajçak: Dua të përmbyll bisedimet e filluara më 2011

    16 Qershor, 2020

    LajcakI dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha të martën në Prishtinë se synon përmbylljen e suksesshme të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve që filloi në vitin 2011.

    Zoti Lajçak, arriti të martën për një vizitë disaditëshe në Prishtinë pas një rrugëtimi që zgjati më ...

  • NJËQIND E KATËRDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19 DHE PESË TË SHËRUAR!

    16 Qershor, 2020

    IKSHPKSot më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 397 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 141 raste.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42 (sipas vendbanimit: 39 raste Prishtinë dhe 2 raste Hajvali dhe 1 rast Barilevë), komuna e Vushtrrisë ...

  • Takimi për dialogun Kosovë-Serbi më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

    16 Qershor, 2020

    Thaci VucicRichard Grenell, njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të rinisin dialogun dhe takimi mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

    I ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, bëri të ditur se qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë janë pajtuar që më 27 qershor të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. ...

  • Miroslav Lajçak nesër në Kosovë

    16 Qershor, 2020

    PrishtinaPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se vendi dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një javë të rëndësishme, kur sipas tij, pritet të hapen procese konkrete nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Të martën në Kosovë pritet të shkojë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në përpjekje për të siguruar ...

  • Thaçi: Kosova dhe Ballkani po hyjnë në një javë të rëndësishme

    15 Qershor, 2020

    thaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën se Kosova dhe Ballkani Perëndimor po hyjnë në një javë të rëndësishme.

    Duke folur për vizitën që do t’i bëjë Kosovës, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, Thaçi ka thënë se ai duhet ta dijë që Kosova është shtet i pavarur.

    “Nuk jam i informuar për ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"