LAJMET NGA KOSOVA

  • Të martën në Kosovë votohet demarkacioni me Malin e Zi

    18 Mars, 2018

    kuvendiPër ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Koalicioni qeverisës dhe LDK thuhet se i kanë siguruar 79 vota dhe janë në kërkim edhe të një vote.

    Kryesia e kuvendit të Kosovës në pajtim me të gjitha grupet parlamentare përfundimisht vendosi që vazhdimi i seancës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ...

  • A do ta ketë Kosova ushtrinë e vet?

    16 Mars, 2018

    fskMinistri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, thotë që krijimi i ushtrisë së Kosovës destabilizon rajonin, ndërsa, Prishtina zyrtare thotë se formimi i ushtrisë është në interes të paqes në rajon.

    Deklarata e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, Wess Mitchell, dhënë në Beograd, se “Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake që nuk do të ishte kurrfarë kërcënimi për ...

  • Wess Mitchell: Askush nuk mund të vërë veto për ushtrinë e Kosovës

    14 Mars, 2018

    Mitchell VucicNdihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, tha të mërkurën në Beograd se askush nuk mund të vërë veto ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet tyre.

    “Tash është koha për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve”, tha ...

  • Ndahen deputetët e lëvizjes Vetëvendosje

    14 Mars, 2018

    lvvNjë grup prej 12 deputetësh të Lëvizjes Vetëvendosje zyrtarizoi ndarjen nga kjo lëvizje duke themeluar Grup të ri parlamentar në parlamentin e Kosovës.

    Pjesë e këtij grupi janë deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

    Të gjithë këta kanë dhënë dorëheqje ...

  • Java e Demarkacionit

    13 Mars, 2018

    kosove deri ncakorRreth dy vjet e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kuvendi i Kosovës pritet që këtë javë ta ratifikojë këtë marrëveshje. Të paktën kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndonëse partnerja e koalicionit qeverisës, Lista Serbe, ende nuk ka konfirmuar se ka ndryshuar qëndrimin ...

  • Wess Mitchell: Rusia po luan rol destruktiv në Ballkan

    12 Mars, 2018

    MitchellNdihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Vess Mitchell, tha të hënën në Prishtinë se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit.

    Ai ...

  • Demarkacioni mbetet pezull për dy-tri vota

    10 Mars, 2018

    CakoriKuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme të deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe lider i Partisë Demokratike ...

  • Asociacioni, temë e radhës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

    10 Mars, 2018
    MajaMaja Kocijançiq

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë kërkuar institucioneve të Kosovës që pa vonesa ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Maja Kocijançiq, zëdhënse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit ...

  • Gjenerali Scaparrotti i shqetësuar nga ndikimi rus në Ballkan

    9 Mars, 2018

    gjeneral CurtisKomandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, është shprehur i shqetësuar për shtimin e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit, ku sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë humbur përqëndrimin e tyre.

    Gjenerali Scaparrotti, që është edhe komandant i trupave amerikane në Evropë, i bëri këto komente gjatë një dëshmie ne komisionin për shërbimet e armatosura ...

  • Mbi dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja

    8 Mars, 2018

    lvvMorëm vesh, jo pa zhgënjim, dorëheqjen prej organizatës sonë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

    Ne e falënderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona, dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017. Mbështetjen e Lëvizjes besojmë se Shpendi e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"