LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë, arrestohen tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje

    24 Nentor, 2017

    Albin KurtiPolicia e Kosovës arrestoi të premten tre deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujup dhe Albulena Haxhiu, ndaj të cilëve të mërkurën ishin lëshuar urdhër arreste. Arrestimi u krye në oborrin e parlamentit të Kosovës, derisa deputetët po shkonin në seancën e së premtes.. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë deputetët tjerë të lëvizjes Vetëvendosje ...

  • Gjykata Speciale do të merret me individë dhe jo me organizata apo etni

    24 Nentor, 2017

    EkaterinaKryetarja e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, Ekaterina Trendafilova, qëndroi të enjten në Kosovë në vizitën e saj të parë që nga emërimi në këtë post. Ajo tha se Gjykata akoma nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.

    Kryetarja e dhomave të specializuara në Gjykatën Speciale për Krime Lufte, Ekaterina Trandafilova, e shoqëruar nga administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, qëndruan ...

  • Në Kosovë nisi fushata zgjedhore për zgjedhjet e balotazhit

    13 Nentor, 2017
    balotazh Në 19 komuna të Kosovës, përfshirë qendrat e mëdha, me 19 nëntor votohet për kryetar komunash. Ky është rrethi i dytë i zgjedhjeve. Një komunë e banuar me shumicë serbe shkon në rivotim.

    Në Kosovë nisi zyrtarisht fushata për zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen në 19 nga 38 komunat e Kosovës. Kësaj radhe do të votohet vetëm ...

  • Rezolutë e re për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë

    10 Nentor, 2017

    Tachi Mogherini VucicNxjerrja e një rezolute të re nga ana e Kuvendit të Kosovës, pritet t’i paraprijë hyrjes së Kosovës në fazën e re të dialogut me Serbinë. Kështu të paktën paralajmërojnë deputetët, sidomos ata nga tabori opozitarë.

    Ndonëse rezolutat nuk kanë karakter obligativ, deputetët besojnë se përmes saj do të shprehet një qëndrim dhe ...

  • Kodi +383 në proces të operacionalizimit

    10 Nentor, 2017

    kodi 383Nga shumica e vendeve nëpër botë, Kosova mund të thirret përmes kodit të saj telefonik shtetëror +383, derisa nga fillimi i vitit 2018 është paraparë të fillojë largimi i kodeve ekzistuese, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë autoritet kompetente.

    Aktualisht në Kosovë janë prezent tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të ...

  • Gjyqësori në veri i gatshëm të gjykojë me ligjet e Kosovës

    9 Nentor, 2017

    Gjykata MitrovicaPas më gjatë se dy vjetësh, që kur Prishtina dhe Beogradi e kanë nënshkruar në Bruksel, Marrëveshjen për integrimin e gjyqësorit në veri të Kosovës, ajo ka filluar të zbatohet.

    Me zbatimin e saj, besohet se po shuhen gjykatat ...

  • Kosovë: Demarkacioni me Malin e Zi mollë sherri mes presidentit dhe qeverisë

    7 Nentor, 2017

    BallkaniKryeministri ka paralajmëruar, se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi mund të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Presidenti e quan kauzë të rreme pretendimin, se Kosova humbet territor me marrëveshjen aktuale.

    Qëndrime të kundërta së fundi janë shfaqur ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Presidenti Hashim ...

  • Kosovë, thirrje për zgjidhjen e çështjes së kufirit me Malin e Zi

    6 Nentor, 2017

    PrishtinaKryetari i Parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të shikojnë përtej interesave partiake në zgjidhjen e ngërçit sa i përket çështjes së kufirit me Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë të mos humbasin mbështetjen veçanërisht të partnerëve strategjikë.

    Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po qëndron për një vizitë gjatë ...

  • Dërgimi i demarkacionit në Arbitrazh, mund ta ndryshojë situatën për liberalizim

    4 Nentor, 2017

    kufiri me malin e ziInstitucionet e Kosovës, janë të vetëdijshme se pa përmbushjen e kritereve nuk mund të ketë liberalizim të vizave, por Kosova është duke avancuar në këtë drejtim, ka deklaruar të shtunën, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se çështja e kriterit të vënë nga Bashkimi Evropian, ...

  • Rritet importi nga Serbia

    31 Tetor, 2017

    qumsht serbieEksporti i produkteve të Serbisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është në rritje nga viti në vit. Janë rreth 400 milionë euro në vit produkte të ndryshme që importohen nga Serbia, duke u bërë kështu importuesi më i madh në Kosovë.

    Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti, Serbia ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej mbi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"