LAJMET NGA KOSOVA

  • Kadri Veseli – kryetar i parlamentit të Kosovës

    7 Shtator, 2017

    Kadri VeseliParlamenti i Kosovës, zgjodhi me 62 vota për dhe 52 kundër kryetarin e parlamentit, duke përmbyllur seancën konstituive e cila filloi më 3 gusht, por u zvarrit për shkak të mungesës së votave të koalicionit fitues të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën.

    Mbledhja e sotme pasoi marrëveshjen e këtij koalicioni me Aleancën Kosova e ...

  • Phillips: Serbia të njohë Kosovën, SHBA dhe BE të rrisin profilin në dialog

    6 Shtator, 2017

    phillipsNjë raport i ri për dialogun Prishtinë-Beograd bën thirrje për njohjen e Kosovës nga Serbia. Autori i raportit, David Phillips, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin profilin në negociatat mes dy vendeve, si pjesë e interesave strategjike për t’i bërë ballë ndërhyrjeve ruse në rajon. Prof. Phillips, Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin ...

  • Kushtet e Listës Serbe frenojnë formimin e institucioneve

    6 Shtator, 2017

    parlamentiLista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës, thonë zyrtarët e Listës Serbe.

    Igor Simiq, deputet i Listës Serbe dhe zëdhënës i këtij subjekti politik , thotë për Radion Evropa e Lirë ...

  • Kosovë, nënshkruhet koalicioni paszgjedhor – pritet të formohen institucionet

    4 Shtator, 2017

    koalicioniKoalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, nënshkruan sot koalicion paszgjedhor me Aleancën Kosova e Re të afaristit Behgjet Pacolli. Nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit u bë vetëm disa orë pas largimit të AKR-së nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Marrëveshja pritet t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja, pasi që tashmë ...

  • I dyshuari për krime lufte përballë dëshmive të fqinjit të tij

    4 Shtator, 2017

    drejtesiaI dyshuar për krime lufte në Kosovë, në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës (Therandës), Bogdan Mitroviq, i arrestuar ditë më parë, është duke u mbajtur në paraburgim.

    Avokati i tij, Dejan Vasiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm. Ndërkohë që një nga fqinjët e tij pretendon ...

  • 30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve

    31 Gusht, 2017

    te zhdukurit“Kalimi i kohës nuk është shërues për familjet e të pagjeturve. Vetëm përgjigjet mund t’ju ndihmojnë atyre që të shikojnë drejt ardhmërisë dhe të parandalojnë që ankthi i tyre të shndërrohet në urrejtje të përhershme.” – nga deklarata e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Varshavë, 23 ...

  • Thaçi e Vuçiçi pajtohen për shpeshtim takimesh

    31 Gusht, 2017

    Thaci Mogherini VucicPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thanë se janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet në përpjekje për të arritur një pajtim ndërmjet të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve.

    Ata u takuan në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të përpjekjeve për të ...

  • Ka 18 vjet që pret një lajm për fatin e djalit të zhdukur

    30 Gusht, 2017

    te zhdukuritTash e 18 vjet, Shaip Ramabaja, nga fshati Hajvali e Komunës së Prishtinës, kërkon një lajm për djalin e tij të zhdukur që nga 22 prilli i vitin 1999.

    Për herë të fundit, ai ka dëgjuar për djalin e tij Bashkimin, më 22 prill të vitit 1999.

    Më 18 prill, 1999, është ndërmarrë ofensiva Marec – Mramor, edhe kanë ikur ...

  • Të enjten mbahet takimi i radhës Thaçi – Vuçiç

    30 Gusht, 2017

    Thaci VucicTë enjten në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    “Ata do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve duke pasuar pajtimin e muajit korrik se do të fillojnë të përgatisin një periudhë të ...

  • Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

    30 Gusht, 2017

    Gjykata cekiciNjë Gjykatë në Prizren i caktoi të mërkurën masën e paraburgimit prej 30 ditësh një serbi të dyshuar për krime luftë gjatë viteve 1998-1999.

    Në një njoftim të gjykatës në Prizren thuhet se dyshohet që Bogdan Mitroviç, ishte pjesë e forcave serbe që kryen krime lufte kundër popullsisë civile, më 2 prill të vitit 1999, në fshatin Sopi të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"