LAJMET NGA KOSOVA

  • Nis protesta e opozitës

    17 Shkurt, 2016

    protestaNë Prishtinë ka nisur protesta e thirrur nga tri subjektet opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

    Me mijëra qytetarë janë mbledhur në drejtim të Qeverisë së Kosovës, ku do të mbahet manifestimi qendror i opozitës.

    Protestuesit fillimisht janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare, prej nga më pas kanë vazhduar për në qendër të Prishtinës, ku qytetarë të shumtë ...

  • 8 vite Pavarësi, Jahjaga: Koha për bashkim. Në ceremoni, asnjë zyrtar nga Shqipëria

    17 Shkurt, 2016

    jahjagaKosova ka shënuar 8-vjetorin e Pavarësisë me ceremoni zyrtare në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë dhe diplomatëve ndërkombëtarë, por aty munguan përfaqësuesit e opozitës.

    Gjatë fjalimit para qytetarëve në ceremoninë festive, Presidentja Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje udhëheqësve politike për unitet dhe dialog.

    “Sot është festë dhe ...

  • Intervistë me zv/kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi

    17 Shkurt, 2016

    Hashim ThaciZëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se në Kosovë nuk ka krizë institucionale, por, siç tha ai, anarki opozitare. Në intervistën dhënë korrespodentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, zëvendëskryeministri Thaçi, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen në afatet kushtetuese, pas dy vjetësh, ndërsa zgjedhja e presidentit gjatë muajit shkurt. ...

  • Arrestohen veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje

    17 Shkurt, 2016

    GlaukPolicia e Kosovës arrestoi të martën shefin e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ndërsa të hënën në mbrëmje kishte arrestuar edhe zëdhënësin e kësaj lëvizjeje, Frashër Krasniqi. Lëvizja Vetëvendosje tha se janë arrestuar edhe gjashtë veprimtarë të tjerë të saj.

    Policia nuk ka dhënë asnjë hollësi për arrestimet duke nënvizuar se bëhet fjalë për “zbatimin e urdhëresave të organeve ...

  • Policia e Kosovës ndalon shqiptarët të hyjnë në Kosovë

    17 Shkurt, 2016

    ArsyetimiSot rreth orës 11:00 në pikën doganore të Morinës, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në Protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.

    Si fillim ata kanë kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese. Më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë.

    Protestuesit e tjerë janë kthyer me ...

  • Kosovë, opozita bën gjithçka gati për protestën e nesërme

    16 Shkurt, 2016

    opozitaPartitë opozitare në Kosovë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për protestën e ditës së Pavarësisë, e cila do të fillojë në orën 14:00.

    Podiumi, ku do të ngjiten tre udhëheqësit e opozitës për të mbajtur fjalime para protestuesve, është rregulluar të martën pasdite, pak metra përpara objektit të Qeverisë.

    Sipas axhendës së opozitës, autobusë nga ...

  • Mbi arrestimet një ditë para protestës

    16 Shkurt, 2016

    LVV_AlbinLëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me arrestimet e fundit të aktivistëve, arrestime këto që po bëhen me qëllim që të pengohet protesta e nesërme.

    Mbrëmë dhe sot në mëngjes ka filluar një fushatë policore e arrestimit të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në kuadër të persekutimit politik që po na e bën ky regjim. Një ditë para ...

  • EULEX mohon përfshirjen në arrestimet e Vetëvendosjes

    16 Shkurt, 2016

    Pas raportimeve në media për arrestimet e fundit të aktivistëve të Vetëvendosjes , EULEX- i thekson se nuk ishte i përfshirë në këtë.

    Këto arrestime janë bërë nga Policia e Kosovës sipas urdhrit të gjykatësit vendor të Gjykatës Themelore të Prishtinës…

    Çdo pyetje lidhur me arrestimet duhet drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës. (eulex)

  • Arrestime e tensione para shënimit të tetëvjetorit të pavarësisë

    16 Shkurt, 2016

    PrishstinaShënimi i tetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sivjet po bëhet në dy forma; përmes aktiviteteve solemne, të organizuara nga institucionet e shtetit, si dhe përgatitjes për protesta, të thirrura nga opozita.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje për një festë të denjë, por edhe protestë të dinjitetshme.

    Pas takimit me presidenten e Maltës, Marie Louis, Jahjaga tha se 17 ...

  • Kosovë: arrestime në vigjilje të 8 vjetorit të pavarësisë

    16 Shkurt, 2016

    Në shënimin e 8 vjetorit të pavarësisë në Kosovë, tri parti politike opozitare protestojnë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë. Arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes ashpërsojnë gjuhën politike një ditë para protestës.

    KosovaPolicia e Kosovës gjatë një aksioni të saj në orët e para të mëngjesit (16.02)arrestoi shefin e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Një ditë më parë policia ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"