LAJMET NGA KOSOVA

  • Po vazhdon spastrimi i heshtur etnik i Luginës

    6 Mars, 2015

    Lëvizja qytetare “Vatra” në Kosovë reagon se spastrimi i trojeve etnike shqiptare nuk ka të ndalur. Ata thonë se politika shqiptare po bën pak që të mbrojë interesat kombëtare.Ko lëvizje që tubon të shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci kërkon që urgjentisht të ndërmerren hapa konkret nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, kryetarët e komunave, kryetarët e kuvendeve komunale, Këshilli Nacional, partitë e përfaqësuara dhe jo të përfaqësuara në ...

  • Lista Serbe “blen” kohë

    6 Mars, 2015

    Edhe pse përfaqësuesit e Listës Serbe patën paralajmëruar se do të takohen me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në javën e kaluar, për t’u konsultuar lidhur me kthimin ose jo në institucionet e Kosovës, ky takim ende nuk ka ndodhur.Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe thonë se ende nuk e dinë ndonjë datë të saktë se kur do të takohen me Vuçiqin, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e ...

  • Çfarë dihet për Marrëveshjen e Drejtësisë Kosovë-Serbi?

    5 Mars, 2015

    Ka kaluar gati një muaj dhe ende pak dihet për marrëveshjen e drejtësisë së arritur në Bruksel.Këtë marrëveshje deri sot nuk e kishin parë deputetët, kryesisht ata të opozitës, raporton KTV.

    Përveçse është kundër kësaj marrëveshjeje, deputeti Glauk Konjufca thotë se nëpërmjet saj, me Serbinë po diskutohen çështje të brendshme të Kosovës.

    Për qasjen e saj, Qeverinë e kritikon edhe Nisma për Kosovën.

    Por, partitë opozitare deklarojnë se ende nuk e kanë pranuar ...

  • Pa lopë, pa makinë, pa azil, vetëm kthim: Fati i refugjatëve në Gjermani

    5 Mars, 2015

    Dy muajt e fundit kanë ardhur në Gjermani më shumë se 18.000 azilkërkues kosovarë. Bahri Cani vizitoi Qendrën për Vendstrehim në Hemer. Azilkërkuesit rrëfejnë për vuajtjet e shpresat për një jetë më të mirë në Gjermani.Ajo është më pak se 2-vjeç, me kollë dhe hundët që i rrjedhin. Nëna shtatëzënë, Zoja Alijaj e shtrëngon në gji dhe përpiqet ta qetësojë. I ati, Valdet Brahimi mban fytyrën me dorë dhe ofshan ...

  • Hyseni në Berlin: «Kosova është një vend i sigurt»

    4 Mars, 2015

    Dhjetra mijë kosovarë kanë ardhur në Gjermani qysh nga fillimi i vitit. Federata është përpjekur ta ndalë këtë valë në mënyra të ndryshme. Tani numri i azikërkuesve nga Kosova ka filluar të bjerë.Pas valës masive të kosovarëve që vinin drejt Gjermanisë në javët e fundit, numri i azikërkuesve nga ky vend i Ballkanit tani ka nisur të bjerë. Në fillim të shkurtit kanë ardhur çdo ditë rreth 1000 kosovarë në ...

  • Çështje ditësh themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë

    4 Mars, 2015

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se nëse dështon votimi në kuvend për themelimin e gjykatës, atëherë do të jetë rrezik, sepse me këtë çështje do të merrej OKB-ja.Përderisa një grup ekspertësh nga Kosova që kryesohet nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, po zhvillon negociata me Brukselin se si do të duket infrastruktura ligjore e kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale, në Prishtinë po zhvillohet debat rreth kësaj çështjeje dhe ...

  • S’ka transparencë, s’ka llogaridhënie, ka korrupsion

    3 Mars, 2015

    Mungesa e llogaridhënies dhe e transparencës nga ana e institucioneve të Kosovës, bën që niveli i korrupsionit të jetë i lartë, thonë përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë, se korrupsioni në vend vazhdon të mbetet një brengë dhe problematikë e madhe.

    “Në institucionet e Kosovës nuk ka llogaridhënie, nuk ka transparencë, ka korrupsioni. ...

  • Detyrimi për vizë për kosovarët të shfuqizohet

    3 Mars, 2015

    Dhjetramijë kosovarë po vijnë ndërkohë në BE. Ky imigracion ka një traditë të gjatë, thotë eksperti i Ballkanit Norbert Mappes-Niediek. Dhe sipas tij, nëse ata legalizohen, Gjermania mund të përfitojë.Deutsche Welle: Rreth 50.000 kosovarë janë larguar vetëm brenda gjashtëmujorit të fundit nga vendi i tyre, që ka gjithsej rreth 1,7 milionë banorë. Përse i kthejnë shpinën atdheut të tyre kaq shumë kosovarë?
    Norbert Mappes-Niediek: Unë besoj, se duhet të bëjmë ...

  • Diplomati amerikan: Klasa politike në Kosovë e korruptuar, lidhje me krimin e organizuar

    2 Mars, 2015

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për të ardhmen e Kosovës, pasi sipas një diplomati amerikan në Prishtinë, i cili ka folur në kushte anonimitetit për lajmi.net, korrupsioni brenda politikës kosovare dhe lidhja e kësaj klase me krimin e organizuar ka krijuar një ambient të brishtë, të varfër dhe të pasigurt, që ka ndikuar në rritjen e ekstremizmit fetar.Ky diplomat amerikan, i shqetësuar, ka thënë se klasa politike ...

  • Dështimi me Gjykatën Speciale, ia zgjat jetën Rezolutës 1244

    2 Mars, 2015

    Shtetësia dhe imazhi i Kosovës do të goditeshin rëndë nëse institucionet vendore dështojnë që të themelojnë Gjykatën Speciale dhe këtë përgjegjësi ia lëshojnë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thonë analistët politik.Sipas tyre, Kosova tashmë ka marrë përsipër obligimin ndërkombëtar që të themelojë këtë Gjykatë dhe ky vendim është vulosur edhe me miratimin nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar.

    Analisti politik, Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika ka ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"