LAJMET NGA KOSOVA

  • Pa strategji, ekonomia e Kosovës po shkon drejt falimentimit

    14 Janar, 2015

    Në mungesë të një strategjie të zhvillimit, ekonomia e Kosovës ka hyrë në një krizë të thellë dhe para falimentimit, vlerësojnë ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë.Që nga përfundimi i luftës, autoritetet në Kosovë në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë kanë bërë përpjekje që të hartojnë strategji të zhvillimit, por që të gjitha kanë dështuar.

    Vetëm për hartimin e strategjisë të punuar në vitin 2007, ishin shpenzuar 750 mijë euro. Ndërsa, për ...

  • Funksionimi i (pa)mundshëm me Listën Serbe

    14 Janar, 2015

    Funksionimi i Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe brenda saj si një eksponent politik i krijuar nga Beogradi zyrtar, parashihet nga njohës të zhvillimeve politike, me plot sfida.Analistë shqiptarë dhe serb nga Kosova, megjithatë ndajnë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje.

    Opinionisti Imer Mushkolaj, mendon se Qeveria e Kosovës nuk do të mund të funksionojë normalisht me një subjekt politik të formuar nga Beogradi zyrtar, për qëllime të caktuara.

    Sipas tij, tashmë ...

  • Vuçiq në Kosovë – Takim me komunitetin serb me rastin e vitit të ri ortodoks

    14 Janar, 2015

    Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë së tij, po qëndron të martën (14.01.2015) në Kosovë, me rastin e siç thuhet, vitit të ri ortodoks.Vuçiq shoqërohet nga ministrat e qeverisë së tij, Bratislav Gashiq, Nikolla Selakoviq, Nebojsha Stefanoviq, Zlatibor Lonçar, Aleksandër Vulin, si dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë, në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.
    Ndalesën e parë kryeministri i Serbisë e bëri ...

  • Zhbogar në Prizren: Kosovën e pret një vit i vështirë

    13 Janar, 2015

    Përfaqësues ndërkombëtarë dhe vendorë ata nga kisha ortodokse, në Shatërvan të Prizrenit, uruan komunitetin ortodoks me rastin e fillimit të vitit të ri.Në koktejin e organizuar nga klerikët fetarë, mori pjesë edhe përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar dhe kryeministri, Isa Mustafa. Zhbogar këtë vit e quajti vit të vështirë, për Be-në dhe për Kosovën.
    Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se e gëzon fakti që Qeveria ...

  • Migrimi i paligjshëm nga Kosova, shqetësim për BE-në

    13 Janar, 2015

    Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprimet konkrete për të adresuar çështjen e migrimit ilegal, tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në takimin e tetë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.Ajo tha se duhet të bëhet gjithçka për të parandaluar këtë dukuri.

    Presidentja Jahjaga, në këtë takim ku morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, tha se viti 2015 nuk duhet të jetë vit i migrimit ilegal, pasi që Kosova ...

  • Nëse BE-ja nuk vepron, përdoret forca e ligjit

    12 Janar, 2015

    Prishtina_27-01-2014Institucionet e Kosovës, janë duke u koordinuar me Bashkimin Evropian, për të reaguar kundër ndërhyrjeve të Serbisë në emërimet e zyrtarëve komunal.

    Autoritetet serbe kanë emëruar kryetarin e ligjshëm të komunës së Shtërpces, në krye të komunës paralele të kësaj qyteze.

    Ndërhyrje të ngjashme kanë ndodhur edhe në komunat në veri të Kosovës.

    Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ...

  • Nëse BE-ja nuk vepron, përdoret forca e ligjit

    12 Janar, 2015

    Institucionet e Kosovës, janë duke u koordinuar me Bashkimin Evropian, për të reaguar kundër ndërhyrjeve të Serbisë në emërimet e zyrtarëve komunal.Autoritetet serbe kanë emëruar kryetarin e ligjshëm të komunës së Shtërpces, në krye të komunës paralele të kësaj qyteze.

    Ndërhyrje të ngjashme kanë ndodhur edhe në komunat në veri të Kosovës.

    Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian ...

  • Paqartësitë e kontratës kolektive

    10 Janar, 2015

    Kontrata kolektive, një marrëveshje e nënshkruar në mars të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e bizneseve dhe punëtorëve, e cila do të duhej të hynte në fuqi më 1 janar të këtij viti, po del të ketë shumë paqartësi.Përfaqësuesit e bizneseve japin mendime të ndryshme rreth zbatimit të kësaj marrëveshjeje, e cila do duhej të rregullonte raportet në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe njëherësh të eliminonte shumë ...

  • Marrëveshjet e pa zbatuara, peng i politikës

    10 Janar, 2015

    Disa nga marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, vazhdojnë të mos zbatohen.Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, thonë se nga rreth njëzet marrëveshjet e arritura, pesë nga to nuk zbatohen fare.

    Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, duke shprehur qëndrimin e saj lidhur me marrëveshjet e arritura, thotë se në Serbi nuk ka vullnet për zbatimin e tyre.

    “Serbia po ...

  • PE: Serbia duhet të harmonizojë politikën me BE-në

    10 Janar, 2015

    Parlamenti Evropian i bën thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën me BE-në. Në veçanti politikën e jashtme dhe të sigurisë. Por në projekrezolutën e PE paraqiten edhe kushte të tjera.Serbia duhet të harmonizojë politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në edhe sa i përket raporteve me Rusinë. Kështu thuhet në projektrezolutën e përgatitur nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE) lidhur me progresin e Serbisë në rrugën e integrimeve ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"