LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti sot në Pragë dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

    15 Dhjetor, 2022

    AlbinKurti ka udhëtuar për në Pragë, në ora 13:00 dorëzon aplikimin për BE

     

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë, për t’ia dorëzuar Presidencës çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

     

    Gjatë qëndrimit të tij në Pragë, kryeministri Kurti fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme ...

  • Escobar: Nuk duhet militarizuar kriza në veriun e Kosovës – koha për bisedime

    15 Dhjetor, 2022

    EscobarI dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të mërkurën në mbrëmje në Beograd se kriza në veriun e Kosovës nuk duhet të militarizohet, ndërsa shprehu besimin për një zgjidhje të shpejtë të situatës në zonë, ku grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore për të pestën ditë me radhë.

     

    Zoti Escboar i bëri këto komente në ...

  • Escobar për REL-in: Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të punohet menjëherë për Asociacionin.

    14 Dhjetor, 2022

    EscobarI dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.
    SHBA-ja, thotë ai, e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Prishtinë, Escobar thotë se barrikadat në ...

  • Krerët e shtetit nënshkruajnë sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

    14 Dhjetor, 2022

    EU KSSot në ora 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

     

    Në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

     

    “Pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani, Konjufca dhe Kurti do të kenë deklaratë për media”, njoftoi Zyra për Media e Presidencës së Kosovës.

    Konfirmimin se Kosova ...

  • Escobar: Duhet të flasim për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

    14 Dhjetor, 2022

    eSCOBAR lAJCAK kURTII dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të martën se është koha që të diskutohet për fillimin e themelimit të Asociacionit të komunave serbe dhe se këtë tha ai, ia ka bërë të qartë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

     

    Ai i bëri këto komente në Prishtinë takimit me kryeministrin Kurti së bashku ...

  • Kosova para aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE

    14 Dhjetor, 2022

    AlbinKosova do të dalë nga ngecja e rrugës së integrimit për në BE me aplikimin për statusin vendit kandidat. Ministrat e Jashtëm të BE kanë përshëndetur reformat, por kërkojnë respektim të detyrimeve që dalin nga dialogu.

     

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi, se qeveria gjatë kësaj jave do të dorëzojë aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Bashkimi Evropian ...

  • Ministrat e Jashtëm të BE-së humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë

    13 Dhjetor, 2022

    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock me Josep Borrell përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BEPërveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e rrezikshme së fundi mes Kosovës e Serbisë, vende këto aspirante për anëtarësim në union.

     

    Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi dhe maturi, merret me të gjitha konfliktet ...

  • Takimi Kurti-Escobar me dyer të mbyllura

    12 Dhjetor, 2022

    Kurti Escobar(Plotësuar) Ka përfunduar takimi mes presidentes Vjosa Osmani me emisarin amerikan për

    Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

     

    Siç njofton gazetarja e RTK-së, Donika Sherifi, e cila po ndjek nga afër këto takime, tashmë Escobar ndodhet në takim me kryeministrin Albin Kurti.

    Madje ky takim që ishte parashikuar të fillonte në orën 16:30, ka nisur për rreth 20 minuta më herët.

    Ndryshe nga takimi ...

  • Chollet zbret sot në Ballkanin Perëndimor

    12 Dhjetor, 2022

    CholletKëshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga sot fillon një vizitë dyditore në Kosovë.

     

    Takimet e tij në të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor, diplomati i lartë amerikan do t’i nisë me Kosovën.

    Gjatë tërë kohës, ai  pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Madje ky i fundit, të ...

  • Bildt: Gjërat do të nxehen kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE

    12 Dhjetor, 2022

    BildtIsh kryeministri i Suedisë në vitet 1991-1994 e më vonë edhe ministër i Punëve të Jashtme të këtij vendi në vitet 2006-2014, Carl Bildt, është deklaruar për situatën e krijuar në veri të vendit.

     

    Me një postim në llogarinë e tij në Twitter, Bildt i cili ka qenë i përfshirë shumë në zhvillimet në Ballkan, deklaroi se situata mund të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"