LAJMET NGA KOSOVA

  • Miratohet projekt-buxheti në një seancë kaotike brenda e jashtë Kuvendit

    17 Nentor, 2015

    parlamenti ks gazlotsjellesMes përplasjesh e tensionesh të shumta dhe pa opozitën, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2016.

    Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, është ndërprerë ende pa filluar, pasi që deputetët opozitar kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në sallë.

    Madje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka provuar që të kalojë ...

  • Gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës

    17 Nentor, 2015

    parlamenti ks gazlotsjellesPartitë opozitare bllokuan sërish punën e parlamentit të Kosovës, duke hedhur gaz lotsjellës. Partitë në pushtet miratojnë në parim buxhetin në një sallë tjetër të parlamentit.

    Deputetët e partive opozitare penguan fillimin e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit të Kosovës, në të cilën duhej të diskutohej projekt-ligji për buxhetin e vitit 2016.

    Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës, pasi ...

  • Kosovë: Ditë zie në nderim të viktimave në Paris

    16 Nentor, 2015

    Kosova shpalli të dielën ditë zie në nderim të viktimave të sulmeve të së premtes në Paris

    Kosova FrancaNë Kosovë e diela është ditë zie, e shpallur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, në nderim të viktimave të sulmeve të së premtes mbrëma në Paris.

    Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

    Të ...

  • Dushan Reljiq: Beogradi ka marrë hov

    13 Nentor, 2015

    Dushan Reljiq, drejtor i zyrës së Fondacionit gjerman Shkenca & Politika në Bruksel, flet për DW mbi zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi.

    Deutsche Welle: Zoti Reljiq, si e vlerësoni vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për pezullimin e marrëveshjes për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe?

    Dushan Reljiq: Ky vendim i Gjykatës do të ketë me siguri influencë negative ndaj procesit të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës. Por në ...

  • Pritje madhështore kuqezinjve, Cana: Krenar që do të luaj në stadiumin e Prishtinës

    12 Nentor, 2015

    mire se vini ne shqiperi plisatKombëtarja shqiptare ka arritur në Prishtinë pak pas orës 17:00, ku është pritur në mënyrë madhështore nga “Plisat” dhe një numër tifozësh, pranë hotelit ku ata do të qëndrojnë.

    Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, me të arritur në Prishtinë tha se është i lumtur, që nesër do të zbresë ...

  • Kosovë-Shqipëri, Prishtina mbushet me flamuj kombëtarë

    11 Nentor, 2015

    “Mirë se vini në Shqipëri”

    prish-kuqDy ditë para ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, grupi i tifozëve nga Prishtina “Plisat” kanë nisur të vendosin rreth 5000 flamuj kombëtarë në rrugët e kryeqytetit kosovar.

    Vendosja e flamujve kuq e zi po bëhet për të nderuar Kombëtaren shqiptare pas kualifikimit Europianin e Francës.

    Ditë më parë, në rrjetin social Facebook, ...

  • Pezullimi i përkohshëm i Asociacionit nuk e zhbllokon Kuvendin

    11 Nentor, 2015

    parlamenti ks me lotsjellesVendimi i Gjykatës Kushtetuese për shqiptimin e masës së përkohshme me të cilën suspendohet zbatimi i parimeve të përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, nuk e ka bindur opozitën që t’i kthehet punës normale të Kuvendit.

    Opozita rithekson mosbesimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, kurse masën e përkohshme, përveç se ...

  • Raporti i Progresit për Kosovën

    10 Nentor, 2015

    komisioni evropianKomisioni Evropian vlerëson përparimet e Kosovës në procesin e themelimit të Gjykatës së Posaçme për krime lufte dhe më bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Vlerësimet janë pjesë e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, i cili mat përparimin e këtyre vendeve drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të ...

  • Johanna Deimel: Serbia duhet ta njohë Kosovën

    10 Nentor, 2015

    Votimi në UNESCO ka pasur edhe anët pozitive për Kosovën. Por Serbia nuk mund ta bllokojë Kosovën, thotë ekspertja Johanna Deimel në intervistë me Deutsche Wellen.

    Jahanna DeimelDeutsche Welle: Zonja Deimel, Gjermania ka qenë një prej mbështetësve kryesore për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Si e shihni ju dështimin e votimit të djeshëm?

    Johanna Deimel: Ky votim mund të shihet nga ...

  • Kosova në Raportin e Progresit

    10 Nentor, 2015

    Komisioni Evropian publikoi Raportin e Progresit për Kosovën, ku vlerësohet nënshkrimi i MSA-së, ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale si dhe marrëveshjet e arritura me Serbinë.

    HahnKomisioni Evropian në Raportin e Progresit për Kosovën thotë se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së, është përmbyllur harta e MSA-së me të gjitha vendet e Ballkanit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"