LAJMET NGA KOSOVA

  • DASH për REL-in: Radoiçiqi është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës

    12 Mars, 2024

    Radojcic GjuricDepartamenti Amerikan i Shtetit tha se është në dijeni të raportimeve të mediave për takimin mes Marko Gjuriq, ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara dhe Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

     

    “Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radoiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në ...

  • Stano: Jemi në pritje të raportit zyrtar për hetimet në Banjskë

    11 Mars, 2024

    StanoBashkimi Evropian është akoma në pritje të raportit final të hetimeve lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano, teksa ka refuzuar që të komentojë takimin e zhvilluar në mes të ambasadorit serb në Amerikë, Marko Gjuriq dhe kryekriminelit Milan Radoiçiq, i cili edhe vet e ka pranuar organizimin e ...

  • Escobar pritet të vizitojë Kosovën për të diskutuar çështjen e dinarit serb dhe dialogun

    11 Mars, 2024

    EscobarI dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të qëndrojë gjatë kësaj jave në Prishtinë për të biseduar me udhëheqësit e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit serb.

     

    Përmes një komunikate, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se përveç Kosovës, zoti Escobar do të vizitojë edhe Malin e Zi, Brukselin dhe Austrinë në kuadër të siç u ...

  • Vendimi i KQZ në Kosovë – Hap drejt uljes së tensioneve

    9 Mars, 2024

    MitrovicaBashkimi Evropian përshëndet vendimin e KQZ në Kosovë për zhvillimin e votimit për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Tani duhen përgatitje për proces të qetë votimi.

     

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ në Kosovë mori vendim që më datën 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër ...

  • Shqipëria sot më 7 Mars feston “Ditën e Mësuesit”, 137 vite më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë

    7 Mars, 2024

    abcNë të gjitha shkollat e vendit festohet sot 7 Marsi, ku organizohen aktivitete festive në shenjë mirënjohjeje për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.

    Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë  Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.

    Festa vjen në ditën kur ...

  • Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë, bastis shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së

    7 Mars, 2024

    PoliceNë Prishtinë për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, bastisën shtëpinë e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi.

     

    Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk dha hollësi për operacionin, ndërsa Artan Qerkini, avokat i zoti Selimi tha se operacioni është kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, sipas të cilit, ...

  • Zbatimi për pronat e Manastirit të Deçanit në këmbim të anëtarësimit në KiE

    6 Mars, 2024

    KEMuaji prill pritet të jetë vendimtar për sa i përket fatit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kur nis sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare.

     

    Kosova do të shkojë atje me synimin për të marrë sinjalin për të ecur pastaj në fazën tjetër, e cila ka karakter politik e që është seanca ministrore. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë ...

  • Lajçak paralajmëron takime të reja Kosovë-Serbi për dinarin dhe normalizimin e marrëdhënieve

    5 Mars, 2024

    LajcakI dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëroi të martën një takim ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja palëve, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve por edhe të përdorimit të dinarit serb, që çoi në mospajtime të thella ndërmjet autoriteteve në Prishtinë dhe diplomatëve perëndimorë.

    Zoti Lajçak i cili bisedoi për më shumë se dy orë ...

  • Lajçak sërish në Prishtinë – A do ketë zhvillime të reja?

    5 Mars, 2024

    Lajcak KurtiKëmbëngulja e komunitetit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe vazhdon. Por qeveria e Kosovës druhet, se një asociacion njëetnik mund të dëmtojë funksionalitetin e shtetit.

     

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndron të martën në Prishtinë në përpjekje për të ecur përpara në procesin e dialogut të “ngecur”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak në Prishtinë takon kryenegociatorin e Kosovës Besnik ...

  • Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi

    4 Mars, 2024

    radikalizmiNë dritën e konfliktit në Gazë, Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë, paralajmëron për ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

     

    Ai thotë se polarizimi social dhe politik që ekziston në këto dy vende, mund të çojë në radikalizëm dhe dhunë politike.

    “Normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore kudo në Ballkan, e veçanërisht ndërmjet Kosovës e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"