LAJMET NGA KOSOVA

  • Maqedoni, ndalohet ish-pjesëtari i UÇK-së me urdhër nga Beogradi

    11 Mars, 2016

    Gafur DugolliPolicia e Maqedonisë ka arrestuar këtë të premte, në pikën kufitare ”Bllacë”, Gafurr Dugollin, drejtor i Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas një urdhërarresti të INTERPOL-it me kërkesë të Policisë së Serbisë, i kërkuar për krime lufte gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

    Ministria e ...

  • Opozita nuk i ka dorëzuar mandatet

    11 Mars, 2016

    parlamenti ksPartitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ende nuk kanë një vendim të prerë nëse do ta braktisin përfundimisht Kuvendin e Kosovës.

    Aktualisht, ka një ide që të braktisen seancat dhe të shkohet vetëm në seancën në të cilën eventualisht do të shpërndahej Kuvendi dhe do të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme.

    Bisedimet lidhur ...

  • Nuk i shihet fundi krizës politike në Kosovë

    10 Mars, 2016

    Dy deputet të opozitës në Kosovë u shoqëruan në polici, pas hodhën gaz lotsjellës dhe ujë ndaj kryeministrit Isa Mustafa në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    parlamenti gazDy deputet të opozitës në Kosovë u shoqëruan në polici, pasi njëri prej tyre hodhi sërish gaz lotsjellës në kuvendin e Kosovës, ndërsa tjetri hodhi një gotë uji mbi kryeministrin e Kosovës, Isa ...

  • Askush nuk ka imunitet para Gjykatës Speciale

    9 Mars, 2016

    drejtesiaInfrastruktura juridike e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, tashmë është ndërtuar, përfshirë këtu aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Holandës për rivendosjen e kësaj gjykate në Holandë.

    Ismet Salihu, profesor i të Drejtës penale ndërkombëtare, duke folur për Radion ...

  • Qosja: Mënyra si u zgjodh presidenti, keq për Kosovën

    9 Mars, 2016

    qosjaAkademiku Rexhep Qosja, në një intervistë për Vizion Plus, tregon një panoramë dëshpëruese të situatës politike dhe ligjore në Kosovë.

    Ai shpjegon se është gjendja e mungesës së shpresës dhe besimit te drejtësia, më shumë sesa varfëria, që i shtyn shqiptarët këtej dhe andej kufirit të braktisin Atdheun. Por profesor Qosja, pranon se nuk është dorëzuar të besojë te ballafaqimi ...

  • Kosovë:Javën tjetër emërohen ekspertët ndërkombëtarë për kufirin me Malin e Zi

    9 Mars, 2016

    JahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është vënë në përpjekje për të përmbyllur nismën e saj për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të shqyrtuar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Burime brenda presidencës thonë se komisioni pritet të përbëhet nga tre anëtarë, ekspertë nga Amerika, Britania e Madhe dhe Gjermania.

    Nisma që mund të jetësohet në fillim ...

  • Ashpërsohet retorika politike Kosovë-Serbi për dialogun

    8 Mars, 2016

    Qeveria e Serbisë dhe qeveria e Kosovës interpretojnë në mënyra të ndryshme praninë dhe shpërbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë.

    kosovaPrishtina dhe Beogradi kohët e fundit kanë ashpërsuar retorikën kur bëhet fjalë për procesin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve. Është shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tha për mediat lokale serbe ...

  • “Nata e Zjarreve”, të gjithë në nderim të familjes Jashari

    7 Mars, 2016

    nata e zjareveTë gjithë pa dallim, qytetarë, bashkatdhetar, përfaqësues të institucioneve, për tre ditë me radhë u përkulën para varrit të Adem Jasharit, familjes, dhe të rënëve në marsin e 98’ës në Prekaz.

    Si çdo përvjetor, edhe sonte, në përmbylljen e manifestimit për nderë të rënies heroike të familjes Jashari, u ndezën 56 flakadanë përreth varrezave.

    Ashtu siç regjisori i këtij ...

  • Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    7 Mars, 2016

    avokati i popullit ksNë Prishtinë, përfaqësuesit e avokatëve të Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë thanë se do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Komentet e tyre pasuan vendimin e disa ditëve më parë të autoriteteve serbe për të kthyer në Kosovë rreth 103 mijë ...

  • EUROSTAT: Kosova renditet e 4-ta, 66.885 shtetas kërkuan azil në vitin 2015

    5 Mars, 2016

    eurostat kosova66.885 është numri i shtetasve kosovarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015. Informacioni që vjen nga raporti më i fundit i Eurostat, bën me dije se 5% e emigrantëve në vitin që lamë pas kanë ardhur nga vendi ynë.

    Eurostat në informacionet e publikuara, Kosovën e njeh me fusnotë, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"