LAJMET NGA KOSOVA

  • Biletat e shumëkërkuara Prishtinë – Beograd

    2 Shkurt, 2015

    Një numër i qytetarëve të Kosovës kanë vendosur të marrin rrugën e migrimit të paligjshëm, me gjithë thirrjet nga institucionet qendrore dhe ato ndërkombëtare në vend për të shmangur një rrugë të këtillë.Të dielën në mbrëmje, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ishte mbushur me qytetarë që niseshin në drejtim të Serbisë, me shpresën për të depërtuar në disa vende të Bashkimit Evropian.

    Zyrtarë të Stacionit të autobusëve në Prishtinë thanë për ...

  • Mustafa në interpelancë para Kuvendit për rastin Jabllanoviq

    2 Shkurt, 2015

    Me kërkesën e partive politike opozitare, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është thirrur në interpelancë para Kuvendit të Kosovës, ditën e enjte, për të raportuar për rastin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

    Opozita, insiston që ...

  • Nuk ka dhunë që na ndalë – e mërkurë, 4 shkurt, ora 12:00

    30 Janar, 2015

    Pas një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u vendos që data e protestës së ardhshme të jetë të mërkurën, më 4 shkurt, në ora 12:00, i njoftoi Albin Kurti mediet e mbledhura në konferencën e sotme për shtyp. Ai shpjegoi se protestuesit, po ashtu si të martën, do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, para Qeverisë ...

  • Grevë në arsim dhe shëndetësi

    30 Janar, 2015

    Në shumicën e institucioneve parauniversitare dhe ato shëndetësore në Kosovë po zhvillohet greva një ditëshe e organizuar nga sindikatat përkatëse.Greva e të dy sektorëve ka për qëllim realizimin e Kontratës Kolektive, të nënshkruar në mars të vitit të kaluar, ndërmjet Qeverisë se Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve dhe punëtorëve.

    Kontrata Kolektive, marrëveshja mbi të cilën është arritur në bazë të Ligjit të Punës, ligjërisht rregullon të drejtat e punëtorëve në ...

  • Jacobson: Dhuna në protesta – e papranueshme

    30 Janar, 2015

    Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bënë thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarëtAmbasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës dënoi dhunën që përfshiu protestat e kësaj jave në Kosovë dhe bëri thirrje për dialog politik ndërmjet subjekteve politike. Opozita paralajmëroi sërish protesta për të mërkurën më 4 shkurt, me kërkesat për shkarkimin e ...

  • VV-ja nuk ndalet, paralajmëron protestën e radhës

    29 Janar, 2015

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të mërkurën që vjen do të zhvillohet protesta e radhës.Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se edhe në këtë protestë do të dalin më kërkesa të njëjta sikurse në dy protestat e mëparshme.

    Ai ka shtuar se nuk do të lejojnë barriera nga ana e Policisë, sepse nuk ka nevojë që të kontrollohet populli, por se duhet të kontrollohet Qeveria. /Telegrafi/

  • Ngecje në regjistrimin e diasporës

    29 Janar, 2015

    Ndonëse nëpër strategji e dokumente të ndryshme të autoriteteve të Kosovës, vlerësohet se një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë territorit të saj, ende nuk ka regjistër zyrtar për numrin e saktë të tyre.Deri tani, ka disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku thuhet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe ...

  • Rezervat shtetërore të grurit, për 20 ditë

    29 Janar, 2015

    Që nga fundi i vitit 2012, Kosova ka rezervat shtetërore, sidomos produkte ushqimore, me një vlerë buxhetore vjetore deri në 450 mijë euro, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritar.Rezervat Shtetërore të Mallrave shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste të luftës, apo rrezikut të drejtëpërdrejtë nga lufta, fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha, katastrofave tekniko – teknologjike dhe ekologjike, si dhe dhënies së ndihmave emergjente shteteve tjera të goditura nga fatkeqësitë ...

  • Kurti: Jabllanoviqi nuk do të duhej të kishte vend në Qeverinë e Serbisë, jo më në të Kosovës

    28 Janar, 2015

    Lideri në largim i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se protesta e djeshme kishte vetëm dy kërkesa: Largimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe shndërrimin e ndërmarrjes “Trepça” në ndërmarrje publike.“Pas protestës së djeshme po marrim raporte nga qendrat e VV-së dhe subjektet tjera pjesëmarrëse në protestë dhe informacione mbi të arrestuarit dhe të lënduarit. Protesta kishte dy kërkesa: e para shkarkimi i Jabllanoviqit dhe e dyta, mbrojtja e Trepçës ...

  • Akuza të ndërsjella për përshkallëzimin e protestave

    28 Janar, 2015

    Pushteti dhe opozita në Kosovë, vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për dhunën e shkaktuar në protestat e së martës në Prishtinë, ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe qeveria që ai drejton, kanë përsëritur se organizatorët e këtyre protestave provokuan dhunën për qëllime politike.

    “Shkaktar i dhunës në qendër të Prishtinës, ishte ultimatumi i dhënë nga ana e organizatorëve të protestuesve, për t’u hequr kordonët e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"