LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova fillon zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave

    20 Shtator, 2021

    Autoritetet në Kosovë vendosën që nga sot makinat me targa të Serbisë duhet të pajisen me targa të përkohshme me të hyrë në Kosovë.

    Fillimi i zbatimit të këtij vendimi është masë e ndërsjellë meqë njësoj veprohet me makinat nga Kosova që hyjnë në Serbi.

    Fillimi i zbatimit të kësaj mase nxiti zemërim në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Grupe qytetarësh bllokuan rrugët ...

  • NJËSIA SPECIALE IA MËSYN VERIUT, NGA SOT NUK KALON ASKUSH ME TARGA KS

    20 Shtator, 2021

    policiaNga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.

    Disa Blinda të Policisë janë rrugës ...

  • Amb. amerikane: Vazhdojnë diskutimet me qeverinë e Kosovës për gazsjellësin

    19 Shtator, 2021

    Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar diskutimet me qeverinë e Kosovës rreth lidhjes me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit.

    Ai i bëri këto komente pas debateve që u hapën të premten në Prishtinë rreth kësaj çështjeje.

    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha ...

  • Osmani: Punoj vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës

    17 Shtator, 2021

     Berlin | DW-Interview | Präsidentin Vjosa Osmani Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania.

    Deutsche Welle: Zonja Presidente, situata me virusin korona në Kosovë në javët e fundit është bërë alarmante. Përse shkoi aq, sa thuajse doli jashtë ...

  • Kurti: Nuk ka datë të caktuar për takimin e radhës me presidentin serb

    17 Shtator, 2021

    I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po vazhdon vizitën disaditëshe në Prishtinë prej nga do të shkojë edhe në Beograd, në përpjekje për të caktuar një datë për takimin e radhës ndërmjet palëve në kuadër të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Zoti Lajçak të premten u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa gjatë këtyre ditëve ...

  • Osmani: Investohuni për ne, e jo për stabilokraci

    16 Shtator, 2021

    Deutschland Berlin | Treffen Vjosa Osmani, Präsidentin Kosovo & Heiko Maas, BundesaußenministerPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Berlin mbështetje më të fortë për Kosovën. Në ditën e dytë të takimeve të saj të mërkurën, ajo pati edhe një prezantim për publikun me ambasadorin, Wolfgang Ischinger.

    Në ditën dytë të vizitës së parë zyrtare në Berlin, Vjosa Osmani u ...

  • Maqedoni e Veriut- Kosovë, mbledhje e përbashkët e dy qeverive

    16 Shtator, 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar ka arritur të enjten në Shkup për një seancë të përbashkët ndërqeveritare me kabinetin qeveritar të Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga Kryeministri Zoran Zaev. Në mbledhje janë janë nënshkruar 11 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

    Kryeministri Zoran Zaev e priti homologun e tij Albin Kurti me ceremoni të ...

  • Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

    15 Shtator, 2021

    Bundeskanzlerin Angela Merkel in AlbanienVizita e lamtumirës e kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor është pasqyruar gjerësisht në shtypin gjerman.

    Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për Bashkimin Europian. “Shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë gjithmonë parasysh, se ‘ka një interes absolutisht strategjik’ për ne, që këto vende ...

  • Hapet procesi i parë gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Kosovës

    15 Shtator, 2021

    Të mërkurën në Gjykatën e Posaçme të Kosovës u hap procesi i parë gjyqësor për krime lufte, ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

    Ai akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

    Sipas akuzës që është ngritur në qershor të vitit 2020 dhe konfirmuar në shtator të vitit të kaluar, krimet ...

  • Osmani nënvizon rëndësinë e Gjermanisë për Kosovën

    15 Shtator, 2021

    Takim miqësor: Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin (14.09.2021)Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin. Të martën u prit nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

    Në ditën e parë të vizitës së saj treditore në Berlin, presidentja e Kosovës, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"