LAJMET NGA KOSOVA

  • Intervistë me drejtuesin e Vetvendosjes Visar Ymeri

    1 Mars, 2016

    Visar VVKryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës është përshkuar me ndërhyrje e shantazhe ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke ritheksuar kundërshtimin e kësaj lëvizjeje ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit, zoti Ymeri në intervistën dhënë korrespondentit ...

  • Kosovë: hapet rruga për funksionimin e Gjykatës Speciale

    1 Mars, 2016

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ratifikoi marrëveshjen me Holandën për Gjykatën Speciale. Kosova me këtë përmbushi të gjitha detyrimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

    gjykata cekaniPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me shtetin e Holandës “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, e nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga ...

  • ‘Shok’ nuk fitoi OSCAR-in

    29 Shkurt, 2016

    shokFilmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk arriti të marr trofeun si “filmi më i mirë i shkurtër” në OSCAR.

    “Shok” bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë, i punuar nga Jamie Donoughue ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, ...

  • Daçiç: Pozita jonë në Kosovë është forcuar

    29 Shkurt, 2016

    ivica-dacicShefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, para se të nisej për sesionin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se pozicioni i Serbisë në Kosovë është forcuar.

    Ai ka shtuar se nuk ka justifikime për mosimplementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke thënë se Serbia dhe populli serb në Kosovë pret që të përmbushen ato për ...

  • Intervistë me Hashim Thaçin, president i zgjedhur Kosovës

    29 Shkurt, 2016

    hashimiPresidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi,  në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se do të punojë me të gjitha forcat politike për të tejkaluar ato që quajti dallime ndërmjet tyre. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se zgjedhja e tij, që u përcoll me kundërshtimet e opozitës,  ka ndodhur në pajtim ...

  • Stojanoviq: Tash le të vazhdohet me Asociacionin e Specialen

    27 Shkurt, 2016

    Branimir-StojanovicZëvendëskryeministri i Kosovës nga minoriteti serb, Branimir Stojanoviq, ka thënë se pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President, tashmë nuk ekziston asnjë arsye që të mos procedohet tutje me ato që Prishtina është akorduar me Beogradin në Bruksel, njofton Klan Kosova.

    Stojanoviq thotë se pret që Thaçi, i cili ka marrë pjesë në të gjitha proceset në Bruksel, të marrë përgjegjësi ...

  • Votat e pavlefshme për President – kush po gënjen?

    27 Shkurt, 2016

    thaciShefi i Listës Serbe për Kosovën, Slavko Simiq, ka deklaruar se 10 deputetët e kësaj liste nuk e kanë votuar Hashim Thaçin për President në asnjërin nga tri raundet

    Sipas tij, kështu u ruajt neutraliteti karshi subjekteve shqiptare, njofton Klan Kosova.

    Se serbët nuk kanë votuar pro Thaçit  ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq gjithashtu edhe Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq.

    Por edhe nëse ...

  • Osmani, reagimet e Mustafës i quan sulme banale

    27 Shkurt, 2016

    OsmaniDeputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani iu ka kundërpërgjigjur ashpër kryeministrit Isa Mustafa.

    Ajo ka shkruar në profilin e saj në facebook se për frikësim po flet njeriu që ka frikë mos po takohet me ndonjë nga votuesit e LDK-së, të cilët i tradhtoi dhe vazhdon t’i tradhtojë.

    Mustafa e akuzoi Osmanin për mos pjesëmarrje në seancën e djeshme. ...

  • Deputetët e LDK-së për dhe kundër presidentit

    27 Shkurt, 2016

    kuvendi thaciProcesi i zgjedhjes së Hashim Thaçit president nuk kaloi pa kundërshtime, e frikë, se mos llogaritjet nuk po dalin ashtu siç i pati planifikuar koalicioni qeverisës, në marrëveshjen e vitit 2014. Disa deputetë brenda koalicionit qeverisës patën deklaruar se nuk do të përkrahin Thaçin president.

    Por dje, kur edhe u zgjedh Thaçi president i vendit, ...

  • Koment: Presidenti i ri i Kosovёs nёn hijen e refuzimit

    27 Shkurt, 2016

    Hashim Thaçi vjen nё krye tё shtetit, kur ky duket mё i pёrçarё se kurrё. Nёse ai nuk ia del t’i nxisё forcat politike pёr kompromise, kaosi ёshtё i paraprogramuar, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

    hashimi GargameliNuk ёshtё ogur i mirё pёr njё vend, kur zgjedhja e presidentit eklipsohet prej protestёs masive: forca policie dhe snajperistё rreth godinёs parlamentare, gazlotsjellёsi i opozitёs ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"