LAJMET NGA KOSOVA

  • Bruksel: Asnjë ujdi mes negociatorëve Bislimi dhe Petkoviq

    18 Shtator, 2024

    Bislimi PetkovicKryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq zhvilluan takime të ndara në Bruksel me të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak. Mospajtimet Kosovë Serbi ishin të thella.

    I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk arriti t’i bindë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që të ulen së bashku në një takim tre palësh. Lajçak, takoi ndaras në Bruksel kryenegociatorin ...

  • Procesi i Berlinit – Forcohet bashkëpunimi kundër krimit

    18 Shtator, 2024

    Procesi i BerlinitTakimi i Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit u zhvillua mes diskutimeve për kontrolin e kufijve nga Gjermania.

     

    Fokusi i ministerialit të parë të Procesit të Berlinit për këtë vit ishte  në çështjet e sigurisë, migracionit dhe krimit të organizuar. Ministrat nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë nga BE-ja, Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe, ...

  • Lajçak – përpjekje e re për rinisje të dialogut Kosovë-Serbi

    3 Shtator, 2024

    I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof dhe Miroslav Lajcak, ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë SerbiPresidenti i Serbisë, Alaksandar Vuçiq ka kërkuar nga BE “reagim konkret dhe të qartë” për veprimet e qeverisë së Kosovës në veri. Kurse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi barazi në bisedimet Kosovë-Serbi.

     

    Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, ...

  • BE e zhgënjyer për aksionin në veri, kërkon koordinim

    31 Gusht, 2024

    EUBashkimi Evropian konsideron se operacionet e të së premtes të Policisë së Kosovës ndaj zyrave të Serbisë në katër komunat në veri të vendit rrezikojnë situatën e brishtë të sigurisë në terren.

     

    Në një reagim me shkrim BE tërheqë vërejtjen se mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë në në komunat e  Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviq, nuk ...

  • O’ Brien: SHBA të shqetësuara nga veprimet “e pabashkërenduara dhe provokuese” të qeverisë së Kosovës

    31 Gusht, 2024

    O BrienNdihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Jim O’Brien i quajti “të pakoordinuara dhe provokuese” veprimet e qeverisë së Kosovës, pas mbylljes së komunave paralele serbe në veri të vendit.

     

    “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga veprimet e vazhdueshme të pabashkërenduara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës”, shprehet zoti O’Brien në një postim në platformën X, duke i ...

  • Reagime pas mbylljes së institucioneve paralele serbe

    31 Gusht, 2024

    institucione paraleleSHBA reagoi pas operacionit të policisë, duke theksuar se veprimet e pakoordinuara venë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it si edhe përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale.

     

    Qeveria e Kosovës e ndihmuar edhe nga policia mbylli të premten pasdite pesë institucione paralele në veri të Kosovës, të cilat sipas qeverisë, ishin struktura paralele që punonin ...

  • Nga Kosova kërkohet “gatishmëri për kompromis”

    30 Gusht, 2024

    KurtiAdmirali i NATO-os, Thomas Goffus tha në Kosovë se veprimet e pakoordinuara në veri mund të rrisin rrezikun e dhunës. Edhe i dërguari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin kërkoi në Prishtinë “gatishmëri për kompromis”.

     

    Veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe dhe synimi i saj për hapjen e urës mbi lumin Ibër ka rritur frekuencën ...

  • Osmani: Të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, plaga më e thellë e Kosovës

    30 Gusht, 2024

    te zdhukurit me dhunePresidentja e vendit, Vjosa Osmanio, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë, tha se mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës.

     

    Presidentja në një postim në Facebook, tha se synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja ...

  • Serbia nënshkruan marrëveshje për blerjen e avionëve francezë Rafale

    30 Gusht, 2024

    Macron VucicSerbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

    Marrëveshja me vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, sipas zyrtarëve francez, është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

     

    Presidenti Macron e quajti marrëveshjen “historike dhe ...

  • Hapet dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut

    29 Gusht, 2024

    PostaPosta e Kosovës e ka hapur të enjten degën e saj të parë në Mitrovicë të Veriut.

     

    Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushteit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj dege, në orët e hershme të mëngjesit.

    Disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë politike, Demokracia Serbe, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"