LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova anëtarja e 55-të në UEFA

    3 Maj, 2016

    Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e 55-të të UEFA-s në Budapest Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota.

    uefaRepublika e Kosovës pranohet si anëtarja e 55-të e Unionit Europian të Futbollit, UEFA. Kongresi i UEFA-s në Budapest të martën (03.05) pranoi kërkesën e parashtruar nga Federata kosovare e Futbollit. Për vendimin ...

  • Të gjitha detajet e rastit Azem Syla – Daja

    29 Prill, 2016

    Azem_SylaDeputeti i PDK-së, Azem Syla, i njohur si “Daja” i UÇK-së, dyshohet se është udhëheqësi i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e pronave shoqërore. EULEX-i dhe Policia e Kosovës, nga bastisja e 40 lokacioneve, kanë arrestuar 6 nga 52 persona që dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro. Në operacionin më të ...

  • Reagime pas operacionit anti-krim në Kosovë

    28 Prill, 2016

    operacioni anti krim KSNë Kosovë, organizatat që merren me luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë, thonë se operacioni i së mërkurës kundër krimit të organizuar ishte më shumë një shfaqje e autoriteteve të rendit.

    Autoritetet e rendit, ato vendasedhe ndërkombëtare, zhvilluan dje një operacion, ndër më të mëdhenjtë në Kosovën e pasluftës, që ishte drejtuar kundër 40 personave që sipas prokurorisë janë pjesë e ...

  • Shtypi në Shqipëri, Kosovë pjesërisht i lirë

    27 Prill, 2016

    FreedomHouseOrganizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë.

    Në raportin e kësaj organizate, të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 49 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e 106-të, me 51 pikë. Klasifikimi bëhet sipas një shkalle nga 0 në 100, ku zero ...

  • Sejdi Thaçi, i zhdukur më 1999 kthehet i gjallë tek familja

    26 Prill, 2016

    autoblinda serbeSejdi Thaçi nga fshati  Zajm i komunë së Klinës,  i zhdukur që 17 vjet, është kthyer i gjallë në shtëpi. Familjarët e tij deklaruan se Sejdiu është zhdukur në Pejë me 6 janar 1999.

    Në atë kohë ai është marrë nga forcat serbe pas rastit në kafiterinë ‘Panda’ kur u vranë disa të rinj serbë. Më vonë, për këtë ...

  • Kuvendi heziton ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi

    26 Prill, 2016

    Kuvendi i ksKryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës më 28 prill, por as kësaj radhe në rend të ditës nuk është paraparë çështja e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, për demarkacionin e kufirit.

    Marrëveshja për demarkacionin është nënshkruar në Vjenë më 25 gusht të vitit të kaluar. Ajo ishte prezantuar nga kryeministri ...

  • Asociacioni i komunave serbe pritet të hyjë në fazën e themelimit

    26 Prill, 2016

    KosovaQeveria e Kosovës mund të inicojë së shpejti procedurat e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e marrëveshjes së Brukselit.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se fillimisht kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duhet të formojë grupin i cili do të analizojë vendimin e muajit dhjetor të ...

  • Gjuriq në Kosovë, përkundër urdhër ndalimit nga Qeveria

    21 Prill, 2016

    GjuriqDrejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq po qëndron në Kosovë edhe përkundër se atij I është ndaluar hyrja në autoritetet qeveritare të Prishtinës.

    Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton se Gjuriq ka thënë para gazetarëve në Leposaviq se po e kryen punën e tij normalisht dhe se për qëndrimin në Kosovë ...

  • Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Evropës në xhudo

    21 Prill, 2016

    Majlinda KelmendiXhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë.

    Kelmendi ka mposhtur në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u stolisur më pas me medaljen e artë në Kampionatin Evropian.

    Xhudistja Kelmendi është edhe kampione botërore në kategorinë deri në 52 kilogramë. (rel)

  • “Tonight Ilva Tare” – Albin Kurti: AAK po “flirton” me pushtetin në Kosovë

    18 Prill, 2016

    albin-kurtiIsh-kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti hedh dyshime se kualicioni i nënshkruar sot mes AAK dhe nismës është afër me pushtetin e Kosovës.

    Në Tonight Ilva Tare, Kurti tha se duke u nisur nga takimet e përfaqësuesve të AAK me përfaqësues të qeverisë, u shpreh se ka një lloj flirtimi me pushtetin. Ai deklaroi se AAK-ja dhe NISMA kanë zbutur qëndrimet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"