LAJMET NGA KOSOVA

  • Joseph e këshillon Kurtin: “Tani është koha për ta ndryshuar kursin”

    10 Shkurt, 2024

    Edward-JosephEksperti amerikan i politikës së jashtme, Edward Joseph, pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, ka thënë se Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u mor me Kosovën në vend se të merfrej me shkeljet në zgjedhjet e fundit në Serbi.

     

    Joseph, në një analizë të tij në platformën X, ka ...

  • Përballje e ashpër Kurti – Vuҫiq në Këshillin e Sigurimit

    9 Shkurt, 2024

    Vucic KurtiPresidenti i Serbisë Vuçiq në Këshillin e Sigurimit tha: “Kryeministri i Kosovës, Kurti, u prin ‘persekutimeve’ ndaj serbëve të Kosovës”. Kryeministri Kurti, i quajti gënjeshtra të gjitha pretendimet e Vuçiqit.

     

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkëmbyen akuza dhe kundërakuza në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo seancë u ...

  • Në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen për çështjen e dinarit

    9 Shkurt, 2024

    KSNë seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund ...

  • Kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    8 Shkurt, 2024

    AlbinKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

     

    Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të ...

  • Çfarë bëjnë komunat paralele serbe në Kosovë?

    8 Shkurt, 2024

    komuna paraleleNë të majtë, komuna paralele serbe e Prishtinës në Graçanicë, fotografuar nga larg më 21 mars 2023.

    Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, nuk i shoi institucionet paralele serbe atje, por vetëm nxiti transferimin e tyre në objekte të tjera.

    Në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, institucionet e ...

  • ‘Eksodi i shpikur’ i serbëve nga Kosova

    8 Shkurt, 2024

    der spiegelGazeta FAZ shkruan se vetë statistikat shtetërore serbe hedhin poshtë një legjendë të Beogradit, për eksodin masiv të serbëve nga Kosova. Shifrat korrespondojnë me rënien në Serbi, konkludohet në artikull.

     

    Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve “mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb”, shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në ...

  • Rashiq: BQK do të kontaktojë BQS-në për transaksionet e parave

    7 Shkurt, 2024

    RashiqMinistri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pas takimeve të ndara që ka pasur një ditë më parë me guvernatorin e Bankës Qendrore dhe kryeministrin Albin Kurti, i është adresuar medieve në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës e cila i jep fund përdorimit të dinarit në Kosovë.

     

    “Kam pasur një takim me guvernatorin Ahmet Ismaili në lidhje ...

  • Kosova pajtohet: Periudhë kalimtare për dinarin serb

    7 Shkurt, 2024

    Albin KurtiAutoritetet kosovare e pranuan se mënyra se si është komunikuar çështja e përdorimit apo ndalimit të dinarit serb, mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzionin.

     

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori parasysh shqetësimet dhe kritikat e komunitetit ndërkombëtar dhe u pajtua siç tha se “është e nevojshme një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë”, rreth rregullores së Bankës Qendrore, ...

  • Kurti: Nevojitet një periudhë kalimtare për çështjen e dinarit serb

    7 Shkurt, 2024

    AlbinKryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se është e nevojshme një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, mes shqetësimeve të diplomatëve perëndimor për pasojat e këtij vendimi.

     

    Nëpërmjet një deklarate me shkrim, kryeministri Kurti tha se “e kupton se mënyra se si kjo ...

  • Hovenier: Kosova të shtyjë vendimin për dinarin serb, mund të ndikojë në cilësinë e marrëdhënieve me SHBA-të

    5 Shkurt, 2024

    HovenierAmbasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier i kërkoi sërish qeverisë së Kosovës që të shtyjë vendimin e Bankës Qendrore për çështjen e dinarit serb, në të kundërtën siç tha ai do të ketë ndikim në partneritetin në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

    “Kjo është gjëja që ne shikojmë partneritetin dhe në masën që qeveria është e gatshme të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"