LAJMET NGA KOSOVA

  • BE-ja dhe Kosova përplasen për Asociacionin

    12 Dhjetor, 2021

    KurtiI ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Borrell i kërkoi kryeministrit Kurti të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti përgjigjet,se Asociacioni nuk ka kaluar testin e kushtetutës.

     

    Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përplasi në Bruksel, kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku hapur ...

  • Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

    28 Nentor, 2021

    qeveria shqipPër qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, hekurudha e planifikuar Durrës-Prishtinë ka edhe rëndësi gjeo-politike, jo vetëm ekonomike.

    Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe përmes linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, në bazë të marrveshjes së nënshkruar mes dy vendeve të premten, (26.11) në Elbasan, ku u zhvillua takimi i shtatë, i përvitshëm, mes qeverive të dy vendeve.

    Në këtë takim palët njoftuan ...

  • Escobar: “Ballkani i Hapur” nuk mund të ketë sukses pa të gjitha vendet e rajonit

    25 Nentor, 2021

    EscobarZv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se nisma “Ballkani i Hapur”, nuk mund të ketë sukses, nëse pjesë e saj nuk janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin serb me temën “Ballkani i Hapur – Rruga drejt qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe përparimit në rajon”.

    Nismës së hedhur nga ...

  • Vuçiq: Kërkesa e Serbisë, të shpeshtohen takimet me Kosovën

    24 Nentor, 2021

    vucicKërkesa zyrtare e Serbisë për Bashkimin Evropian është që të ketë sa më shumë takime në kuadër të dialogut me Kosovën, tha më 24 nëntor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Gjatë një konference për media, Vuçiq tha se këtë kërkesë e ka bërë edhe gjatë një takimi që zhvilloi më 23 nëntor në Beograd me të dërguarin e posaçëm të BE-së ...

  • Kosovë-Serbi: Mospajtimi për asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe ngecja e dialogut

    23 Nentor, 2021

    sr ksPala serbe thotë se Prishtina duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe, para se të flasë për marrëveshje finale.

    Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura ...

  • Kosovë, debat për barrierat tregtare me Serbinë

    23 Nentor, 2021

    doganaAutoritetet qeveritare në Kosovë thanë të hënën se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për ngritjen e mundësive institucionale që mundësojnë zbatimin e plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë.

    Këto komente u bënë gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me “barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se ...

  • Lajçaku: Patëm diskutim të thellë me Kurtin për dialogun Kosovë-Serbi

    22 Nentor, 2021

    Lajcak KurtiEmisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar në Vjenë të Austrisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Lajçak shkroi në Twitter se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale dhe dialogun.

    “Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale ...

  • Kosovë-Serbi: Mospajtimi për asosacionin e komunave me shunmicë serbe dhe ngecja e dialogut

    22 Nentor, 2021

    sr ksPala serbe thotë se Prishtina duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe, para se të flasë për marrëveshje finale.

    Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura ...

  • Senati konfirmon z. Jeffrey M. Hovenier në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë

    19 Nentor, 2021

    Jeffrey HovenierSenati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.

    Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.

    Më herët, ai ishte zëvendës shef në ...

  • Kosovë, debate rreth projekteve për energjinë në dhjetë vitet e ardhshme

    19 Nentor, 2021

    largpercuesitQeveria e Kosovës filloi të enjten punën për hartimin e strategjisë për energjinë elektrike për periudhën 2022-2031, me synimin rritjen e prodhimit nga burimet e ripërtërishme.

    Strategjia që planifikohet të miratohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm, synon prodhimin e energjisë së pastër dhe uljen e emetimit të dioksidit të karbonit nga termocentralet.

    “Pjesëmarrja e burimeve të ripërtërishme të konsumit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"