LAJMET NGA KOSOVA

  • Lista Serbe insiston në ndryshime kushtetuese për Asociacionin

    22 Maj, 2018

    MitrovicaPër formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, kërkohen ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës dhe të akteve ligjore, thonë përfaqësuesit e Listës Serbe.

    Igor Simiq, deputet i Listës Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit nuk mund të realizohet pa këto ndryshime dhe kjo ...

  • EULEX: Fund pa lavdi

    22 Maj, 2018

    eulexZyrtarë të institucioneve të Kosovës, thonë se pas datës 14 qershor çdo lëndë e misionit EULEX që ndërlidhet me institucionet e Kosovës do të bartet tek institucionet kosovare të drejtësisë.

    Pas dhjetë vjetësh misioni i BE-së për polici dhe drejtësi EULEX e përfundon mandatin aktual për të vazhduar me një mandat tjetër, por kësaj radhe vetëm me rol këshillues për ...

  • VV propozon plan për dialogun mes Kosovës e Serbisë

    21 Maj, 2018

    albinLëvizja Vetëvendosje propozoi një plan për institucionet e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e prezantoi atë që Vetëvendosje e quajti “Plan 4+1”.

    Kurti tha se e vetmja formë për të pasur një përfundim të mirëfilltë të këtij procesi është implementimi i propozimit të ...

  • Historiani malazez: Kisha Serbe në shërbim të Rusisë, kërkon ruajtjen e konfliktit të ngrirë në Kosovë

    20 Maj, 2018

    vucic-irinejPërfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe janë të zemëruar, sepse rekomandimi i tyre nga Kuvendi i fundit rreth çështjes së Kosovës nuk është përfillur fare, shkruajnë mediat malazeze.

    Sipas gazetës “Pobjeda”, përfaqësuesit e Kishës janë në favor të një konflikti të ngrirë, që nuk mund të jetë opsion për zgjidhjen e çështjes së  Kosovës.

    Historiani malazez Milovoj Beshlin, ka folur lidhur me ...

  • Dënohen me 35 vjet burgim të akuzuarit për tentim-sulmin ndaj ekipit të Izraelit

    18 Maj, 2018

    teroristetGjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë nëntë persona, të cilët në vitin 2016 kishin planifikuar të sulmonin përfaqësuesen në futboll të Izraelit, në Shqipëri.

    Kombëtarja e Izraelit dhe ajo e Shqipërisë kishte në orar ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në Futboll e cila u zhvillua në qytetin e Shkodrës.

    Tetë prej tyre janë dënuar me ...

  • Kosovë: Nëntë të dënuar për planifikim sulmi në një ndeshje futbolli në Shqipëri

    18 Maj, 2018

    gjykataNjë gjykatë në Prishtinë i shpalli fajtorë dhe i dënoi me heqje lirie dhe gjoba, nëntë persona, nën akuzën se në vitin 2016 kishin planifikuar të kryenin një sulm gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë.

    Visar Ibishi, u dnëua me 10 vjet heqje lirie, Lulzim Gashi me 6 vjet, Burim Istrefi me 3 vjet, Leotrim Vojvoda dhe ...

  • Samiti i Sofjes: “Kosova dhe Serbia nuk do të fitojnë 100%”

    17 Maj, 2018

    Sofje samitiNë Sofje të Bullgarisë zhvillohet sot samiti BE-Ballkani Perëndimor. Pritet që BE t’i japë një shtytje proceseve integruese, por samitin e ka komplikuar refuzimi i Spanjës që të ulet në një tavolinë me krerët e Kosovës.

    Kosova po prezantohet në këtë samit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe minsitri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ndërsa delegacionin ...

  • Tanin: Rritja e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit rrezikon paqen

    17 Maj, 2018

    okb38 milionë dollarë në vit duhen për të mbajtur misionin e OKB në Kosovë, UNMIK. Prandaj SHBA, Franca dhe Britania e Madhe kërkojnë që nëse nuk i jepet fund UNMIK-ut, ai të paktën të reduktohet.

    Vendet në fjalë kërkojnë që raportimet nga baza të bëhen në KS një herë në gjashtë muaj, ose 12 muaj. Por, kjo duket se nuk ...

  • Wieland në Kosovë: Mos premtoni asgjë për vizat

    10 Maj, 2018

    WielandZëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, bëri thirrje që të mos bëhen premtime lidhur me afatet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe partive politike. Zoti Wieland tha se tash për tash çështja e liberalizimit të vizave ndodhet në duart e Komisionit dhe Këshillit ...

  • Merkel: Asociacioni i Komunave Serbe parësor

    10 Maj, 2018

    Hashim MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel bisedoi me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në prag të samitit të Sofjes. Zgjidhja e problemeve me Serbinë është vendimtare për rrugën e Kosovës në BE, tha Merkel.

    Biseda mes dy politikanëve të lartë ishte konfidenciale meqë ajo i shërbente krijimit të opinionit në prag të samitit të 17 majit mes vendeve të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"