LAJMET NGA KOSOVA

  • Opozita: Qeveria po thellon krizën – Qeveria: Edhe arbitrazhi mundësi

    4 Gusht, 2016

    qeveria e ks1Dërgimi në Kuvend i projekt ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi do të mund të përshkallëzojë gjendjen në Kosovë, kanë paralajmëruar zyrtarë të partive politike në opozitë.

    Pak kohë pasi qeveria e miratoi projekt ligjin dhe të njëjtin e nisi në Kuvendin e Kosovës për votim, Lëvizja Vetëvendosje organizoi një protestë ...

  • Kurti për demarkacionin: Kuvendi do ta legjitimojë aktin e tradhtisë

    4 Gusht, 2016

    kuvendi ksDeputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se kryetari i komisionit, Murat Meha, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Skender Hysenin, kanë sjellë marrëveshjen e kapitullimin, ndërsa Kuvendi së shpejti do të ftohet ta bëjë legjitimimin këtij akti të tradhtisë dhe krimit të pashembullt.

    Ai në seancën e sotme plenare ka thënë se me marrëveshjen për demarkacionit ...

  • Kosovë: Qeveria dërgon në parlament marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

    4 Gusht, 2016

    qeveria e ksQeveria e Kosovës miratoi në mëngjesin e së enjtes projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe e dërgoi atë për miratim në parlamentin e Kosovës.

    Vendimi i qeverisë pasoi një debat 12 orësh të përfaqësuesve të institucioneve e partive politike, ekspertëve e diplomatëve perëndimorë, që nuk ndryshoi dallimet e thella rreth ...

  • Debati për demarkacionin – Kuvendi brenda ditësh ratifikon marrëveshjen me kushte

    3 Gusht, 2016

    Liqenati RugoveLiqenati – Rugovë – Vija ndarëse mes Kosovës dhe Malit të Zi

    Kuvendi i Kosovës fillon një debat shkencor-profesional për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, me përballjen e Komisionit shtetëror dhe ekspertëve të fushës me deputetët e Kuvendit.

    Janë rreth 110 pjesëmarrës në debatin e sotëm shkencor e profesional, nga të cilët shumica deputetë ...

  • Krerët e krimit në Kosovë duhet të largohen

    3 Gusht, 2016
    LVV_krimiLëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media pas publikimit të skandalit të përgjimeve ku dëshmohet se krerët e PDK-së kanë punësuar militantë e familjarë nëpër agjenci private. Shefi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca dhe deputetja Albulena Haxhiu kanë thënë se vendimet e tyre nuk kanë legjitimitet dhe se kur shteti është i kapur dhe udhëhiqet nga nëntoka, krerët e kësaj ...
  • EULEX-i përgjysmon personelin deri në fund të vitit

    3 Gusht, 2016

    Misioni i BE-së për shtetin ligjor në Kosovë, EULEX, do të shkurtojë ndjeshëm personelin. Më shumë përgjegjësi u kalon autoriteteve të drejtësisë dhe të policisë në Kosovë.

    eulexAktualisht janë 1600 vetë të punësuar nga ky mision, por deri në fund të këtij viti numri i punonjësve do të përgjysmohet në rreth 800, konfirmoi një zëdhënëse e Komisionit të BE-së të ...

  • E bija e Jusuf Gërvallës thotë së shpejti do të gjykohen vrasësit e babait të saj

    27 Korrik, 2016

    DonikaDje në Gjykatën e Lartë të Munihut, prokurori i përgjithshëm federal në procesin gjyqësor kundër dy funksionarëve të lartë të UDB-së Perkoviç dhe Mustaç ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer ndaj disidentit kroat Stjepan Gjurekoviç, transmeton Koha.net.

    Këtë e ka bërë me dije mbrëmë në Facebook aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla Schwarz.
    E bija e ...

  • Dyshimet për varrezë masive, vazhdojnë gërmimet në kampusin universitar

    27 Korrik, 2016

    vareza kisha e milloshevicitNë kampusin universitar, në pjesën prapa rektoratit, ku po dyshohet për varrezë masive, kanë filluar gërmimet sot.

    Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur ka thënë për KosovaPress se kanë filluar gërmimet lidhur me dyshimin për mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë.

    Përmes telefonit, Gjetaj ka thënë për KosovaPress se akoma nuk ...

  • Beogradi: Preambula për Kosovën nuk do të ndryshojë

    27 Korrik, 2016

    serbiaAs që mund të bëhet fjalë për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës së Serbisë, në të cilën theksohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Kështu kanë reaguar autoritetet e Serbisë, vetëm një ditë pas deklaratave të ministres për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e cila në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ...

  • Turqia kërkon dënimin e një gazetari në Kosovë

    27 Korrik, 2016

    prishtinaAmbasada e Turqisë kërkon dënimin e një gazetari në Kosovë për shkak të një “satire” në Facebook. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkesën e ambasadës turke e cilësoi “shkelje të rëndë”.

    Ambasada e Turqisë në Prishtinë i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të dënojë drejtorin e gazetës online Expres, gazetarin Berat Buzhala për shkak të siç thuhet komenteve të tij ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"