LAJMET NGA KOSOVA

  • Në prag të vizitës së nënpresidentit amerikan Biden në Serbi dhe Kosovë

    15 Gusht, 2016

    BidenNënpresidenti amerikan Joe Biden do të qëndrojë gjatë dy ditëve të ardhshme në Serbi dhe në Kosovë për të takuar udhëheqësit më të lartë të të dyja vendeve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa janë përfshirë në një proces bisedimesh të vështira për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Ai pritet që në Serbi të përçojë mesazhin e partneritetit. Muajin e kaluar ...

  • Majlinda Kelmendi pritet nga qindra qytetarë në Prishtinë

    15 Gusht, 2016

    MajlindaFituesja e Medaljes së Artë Olimpike në “RIO 2016”, xhudistja Majlinda Kelmendi, është pritur në Prishtinë nga qindra qytetarë që brohorisnin emrin e saj.

    Ajo parakaloi nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, me një autobus të hapur, bashkë me trajnerin e saj dhe xhudisten Nora Gjakova.

    Pritja zyrtare e Majlinda Kelmendit, u bë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, si dhe zyrtarë ...

  • Albin Kurti: “Të huajt, pse nuk bëjnë reformë edhe në Serbinë e krimeve?”

    8 Gusht, 2016

    albin-kurtiIntervista/ Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë analizon debatin për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, veprimet e qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve: Shqipëria e prishi marrëveshjen e detit me Greqinë, por kjo nuk e pengoi që të jetë pjesë e NATO-s

    Elton METAJ

    Albin Kurti flet qartë dhe ndoshta ashpër. Ai nuk përpiqet të thotë gjëra që mund të ...

  • Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike

    8 Gusht, 2016

    MajlindaSportistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, fitoi të dielën medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra në Lojërat Olimpike në Rio Janeiro.

    Ajo ngadhënjeu në finale kundrejt italianes Odette Giuffrida.

    Kjo është edhe medalja e parë olimpike për Kosovën e cila sivjet për herë të parë po mer pjese me tetë sportistë në këto lojëra.

    Kosova u ...

  • Dënohet sulmi mbi parlamentin e Kosovës

    5 Gusht, 2016

    sulmi kuvendi ksInstitucionet dhe partitë politike në Kosovë dënuan ashpër sulmin e së enjtes mbrëma mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës duke e cilësuar atë si sulm mbi pavarësinë e saj.

    Ndërtesa e parlamentit u godit të enjten në mbrëmje me një mjet shpërthyes që la pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

    Policia edhe më tej nuk ka ...

  • Kosovë: Prokurorët do të analizojnë bisedat e përgjuara

    5 Gusht, 2016

    prokuroriaNë Kosovë, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi vendosi të premten të krijojë një ekip të prokurorëve nga zyra e tij dhe Prokuroria e Posaçme e Kosovës, që do të verifikojë dhe analizojë përmbajtjen e bisedave të përgjuara, të publikuara rishtazi në Kosovë.

    Gazeta në internet, Insajderi.com, publikoi një pjesë të përgjimeve të bisedave të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike ...

  • Opozita: Qeveria po thellon krizën – Qeveria: Edhe arbitrazhi mundësi

    4 Gusht, 2016

    qeveria e ks1Dërgimi në Kuvend i projekt ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi do të mund të përshkallëzojë gjendjen në Kosovë, kanë paralajmëruar zyrtarë të partive politike në opozitë.

    Pak kohë pasi qeveria e miratoi projekt ligjin dhe të njëjtin e nisi në Kuvendin e Kosovës për votim, Lëvizja Vetëvendosje organizoi një protestë ...

  • Kurti për demarkacionin: Kuvendi do ta legjitimojë aktin e tradhtisë

    4 Gusht, 2016

    kuvendi ksDeputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se kryetari i komisionit, Murat Meha, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Skender Hysenin, kanë sjellë marrëveshjen e kapitullimin, ndërsa Kuvendi së shpejti do të ftohet ta bëjë legjitimimin këtij akti të tradhtisë dhe krimit të pashembullt.

    Ai në seancën e sotme plenare ka thënë se me marrëveshjen për demarkacionit ...

  • Kosovë: Qeveria dërgon në parlament marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi

    4 Gusht, 2016

    qeveria e ksQeveria e Kosovës miratoi në mëngjesin e së enjtes projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe e dërgoi atë për miratim në parlamentin e Kosovës.

    Vendimi i qeverisë pasoi një debat 12 orësh të përfaqësuesve të institucioneve e partive politike, ekspertëve e diplomatëve perëndimorë, që nuk ndryshoi dallimet e thella rreth ...

  • Debati për demarkacionin – Kuvendi brenda ditësh ratifikon marrëveshjen me kushte

    3 Gusht, 2016

    Liqenati RugoveLiqenati – Rugovë – Vija ndarëse mes Kosovës dhe Malit të Zi

    Kuvendi i Kosovës fillon një debat shkencor-profesional për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, me përballjen e Komisionit shtetëror dhe ekspertëve të fushës me deputetët e Kuvendit.

    Janë rreth 110 pjesëmarrës në debatin e sotëm shkencor e profesional, nga të cilët shumica deputetë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"