LAJMET NGA KOSOVA

  • Kamberi:Pasivizimi i adresave hap i Serbisë për shpopullzimin e shqiptarëve

    12 Gusht, 2024

    KamberiShaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, në një intervistë në ‘Info Plus’, në RTK, ka folur për protestën e sotme të mbajtur në Preshevë kudër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe. Ai tha se qëllimi i kësaj proteste është që Beogradi zyrtar të detyrohet të zbatojë marrëveshjet e arritura më parë, të nënshkruara ...

  • Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia

    12 Gusht, 2024

    PreshevaGrupe qytetarësh shqiptarë protestuan të hënën në komunën e Bujanocit në rajonin e Luginës së Preshevës, me thirrje që qeveria e Beogradit t’i jap fund diskriminimit të tyre.

     

    Në protestën me moton “për identitet dhe dinjitet”, u tha se shqiptarët në Jug të Serbisë po përballen me diskriminim, mosnjohje të diplomave, mosintegrim dhe pasivizim të adresave.

    Deputeti shqiptar në parlamentin e ...

  • Isa Boletini, blerja e shqiptarëve dhe përqafimi me agjitatorë serbë

    12 Gusht, 2024

    IsaNë Kuvendin e Ferizajt më 1908, oficerët revolucionarë xhonturq ia arritën të bënin për vete shumicën e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës, duke përfshirë edhe krahun konservator. Në këtë mes është i diskutueshëm roli i Isa Boletinit, sidomos pas përfundimit të Kuvendit të Ferizajt, kur ai, sipas gjeneralmarshall August Urbanski, asokohe shef i Misionit të Oficerëve Austro-hungarezë në Vilajetin e ...

  • Stano: BE nuk mund t’ua imponojë pajtimin Kosovës e Serbisë

    10 Gusht, 2024

    StanoZëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka pranuar se urat janë për t’i bashkuar njerëzit, por nuk e ka mbështetur idenë e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. Ai, ka thënë se BE nuk mund t’ua imponojë e as t’i detyrojë Kosovën e Serbinë për pajtim, por ka thënë se ato duhet ta bëjnë ...

  • Presidenca: Në asnjë vend nuk i merret telefoni për skanim kreut të shtetit

    9 Gusht, 2024

    VjosaPresidenca e Kosovës ka thënë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë shkelur rregullat ndërkombëtare dhe se në asnjë aeroport kreut të një shteti nuk i kërkohet dorëzimi i telefonit për skanim.

     

    Presidenca e Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit nga Agjencia e Aviacionit Civil në Maqedoninë e Veriut, duke këmbëngulur se autoritetet në Shkup kanë shkelur rregullat ndërkombëtare.

    Nga ...

  • “Z. Ramadani në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”

    9 Gusht, 2024

    qeveriaMPJD: Gjykata në Shkup ka vendosur mos ekstradimin e Ramadanit 

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mos ekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani.

    “Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës ...

  • AAC për incidentin me presidenten Osmani: Shërbimet e aeroportit kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat

    9 Gusht, 2024

    VjosaEkipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka rishikuar provat dhe ka bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen fatkeqe në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    AAC njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës ...

  • BE ashpërson tonin me Kosovën

    9 Gusht, 2024

    BEParalajmërimi i BE-së për shtim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, vjen pas synimit të qeverisë në Prishtinë për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe mbylljes së zyrave të Postës së Serbisë në veri.

     

    Bashkimi Evropian paralajmëroi Kosovën se mund të shtojë masat ndëshkuese, nëse Prishtina zyrtare vazhdon me veprime të njëanshme e të pa koordinuara në veri të Kosovës. Këtë parajmërim e ...

  • Miller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës

    8 Gusht, 2024

    Matthew MillerZëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë.

     

    Ai i bëri këto komente gjatë konferencës së përditshme për shtypin, i pyetur rreth veprimeve të mundshme ndaj ...

  • Protestë e serbëve kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    7 Gusht, 2024

    protestaQindra pjesëtarë të komunitetit serb protestuan të mërkurën kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare, mes paralajmërimeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e saj dhe kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë.

    Oratorët thanë se nuk ndjehen të sigurt nëse hapet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"