LAJMET NGA KOSOVA

  • Parlamenti i ri i Kosovës, mblidhet më 24 dhjetor

    11 Dhjetor, 2019

    parlamenti ksPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të mërkurën që mbledhja e parë e parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të mbahet më 24 dhjetor.

    Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në ...

  • Serbët e nderojnë Handken në Graçanicë

    10 Dhjetor, 2019

    gracanica-Për shkak të qëndrimit të tij pro serb gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në vitin 1999 dhe vizitave të shpeshta në komunitetet serbe në Kosovë, shkrimtari austriak Peter Handke, që mori çmimin Nobel në letërsi, që njihet edhe si mbështetës i Sllobodan Millosheviqit, po konsiderohet si mik nga serbët e Kosovës dhe për nder të tij u ...

  • Kosovë: Gjashtë të akuzuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç

    2 Dhjetor, 2019

    Oliver IvanovicProkuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën akuzë ndaj 6 personave në lidhje me vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç në janar të vitit 2018.

    Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. akuzohen për veprat penale ‘pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘ndihmë ...

  • Engel: Do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë

    20 Nentor, 2019

    Kongresmeni amerikan Eliot EngelKongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha Zërit të Amerikës, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ...

  • Zvarritjet e procesit zgjedhor në Kosovë

    14 Nentor, 2019

    zgjedhjetDeri në tri javë mund të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve në Kosovë. Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në shtator duhet të presë ende.

    Procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nuk po i shihet fundi, ndonëse KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare, por ishte Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ...

  • Në Kosovë kundërshtohet ashpër “mini-Shengeni ballkanik”

    12 Nentor, 2019

    Rama Zaev VucicReagime të ashpra në Kosovë pas takimit të Ohrit. Politikat e mini-Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve e i çojnë në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia, thotë Isa Mustafa.

    Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një “Minishengen Ballkanik”, ku ...

  • Kosovë: Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

    7 Nentor, 2019

    zgjedhjetLëvizja Vetëvendosja është partia fituese e zgjedhjeve parlamentare. Por për krijimin e qeverisë asaj i duhet një partner koalicioni.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas një muaji numërimi, rinumërimi të votavenë disa qendra elektorale dhe shqyrtimi procedural, më në fund shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë fituese e këtyre zgjedhjeve, ...

  • Kosovë: Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale

    7 Nentor, 2019

    Kadri VejseliIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli më 4 dhjetor do të udhëtojë për në Hagë. Ai njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

    Kryetari i PDK-së dhe ish-kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë dhe në fillim të dhjetorit ...

  • PSD-ja mbetet veç me 1 deputete

    7 Nentor, 2019

    psdPartia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, ka mbetur me veç një deputet. Është Natyra Kuçi që do të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e shtatë.

    Kuçi ka marrë gjithsej 4.452 vota.

    Asnjë nga ish 12 deputetët e Partisë Social Demokrate, dikur të LVV-së, nuk ka arritur të bëhet përsëri deputet.

    koha

  • Kosovë/ KQZ: Nesër shpallen rezultatet përfundimtare

    6 Nentor, 2019

    auto_Albin-Kurti-Vjosa-Osmani-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

    Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"