LAJMET NGA KOSOVA

  • Prokurori i Gjykatës Speciale në Kosovë

    30 Tetor, 2018

    Jack SmithPrishtina i ka kërkuar prokurorit të Gjykatës Speciale Smith që qytetarët, të cilët potencialisht mund të jenë subjekt i gjykatës të trajtohen në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

    Prokurori i Gjykatës Speciale për Kosovën, apo siç njihet me emrin zyrtar, “Prokurori i Specializuar”, Jack Smith, qëndroi në Kosovë  (30.10) për t’u ...

  • Rreth 37 mijë persona marrin pensionin e veteranit aktualisht

    27 Tetor, 2018

    uckHetime e gjykime vazhdojnë edhe pas 20 vjet të përfundimit të luftës, ndërkohë nuk dihet saktë numri i atyre që morën pjesë si luftëtarë. Teksa të gjithë flasin për këtë çështje, rreth 37 mijë persona marrin pension si veteranë, e të gjithë krerët e vendit deklarojnë se ishin vetëm, rreth 15 mijë luftëtarë.

    Thuhet shifra të ndryshme kur kërkohet numri ...

  • Beyer: “Nuk ka BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës”

    25 Tetor, 2018

    Peter BeyerDeputeti gjerman Peter Beyer ka kërkuar publikisht në Beograd që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndryshe nuk do të ketë anëtarësim në BE. Deklarata ka shkaktuar habi të madhe në Serbi.

    Deputeti i partisë CDU (partia e kancelares Angela Merkel), Peter Beyer ka qenë gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë shumë i qartë: Gjermania ...

  • Transformimi i FSK-së në ushtri mund të zgjasë deri në shtatë vjet

    23 Tetor, 2018
    Gjeneral KastratiForcës së Sigurisë së Kosovës i nevojiten të paktën shtatë vite për të ngritur kapacitetet operacionale dhe për transformimin e saj në Ushtri të Kosovës. Kështu tha për Radio Kosovën ish komandanti i FSK, gjeneral Kadri Kastrati. Ai tha se vendimi i institucioneve të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në ushtri, është bërë në koordinim me ...
  • Çavuşoğlu: Kosova të dëbojë pjesëtarët e “Organizatës FETO”

    20 Tetor, 2018

    Cavusoglu ThaciMinistri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë një vizite të shkurtër në Prishtinë u kërkoi autoriteteve kosovare të dëbojnë në Turqi pjesëtarët e organizatës “Feto”, organizatë terroriste për Turqinë.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u ka kërkuar autoriteteve kosovare kthimin në Turqi të pjesëtarëve të organizatës “Feto”, që Turqia e cilëson si ...

  • Palmer: “Konflikti i ngrirë” Kosovë – Serbi, paraqet rrezik

    19 Tetor, 2018

    PalmerZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos e humbin “mundësinë historike” për të arritur një marrëveshje nga e cila “të dyja palët do të dilnin fituese”.

    “Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, tha zoti Palmer në Beograd gjatë punimeve të Forumit të Sigurisë, me ...

  • Kosovë, miratohen në parim projektligjet për ndryshimin e FSK

    18 Tetor, 2018

    fsk1Parlamenti i Kosovës miratoi të enjten në parim tri projektligjet që i hapin rrugë ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë. Këto projektligje që mundësojnë rritjen e përgjegjësive për këtë forcë, u përkrahën nga të gjitha partitë politike në parlament, përveç Listës Serbe.

    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ky është një ...

  • Kosovë: Kuvendi miraton ligjet për ushtrinë e Kosovës

    18 Tetor, 2018

    fskMe votat unanime të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës u miratuan ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri të Kosovës. Miratimi i këtyre ligjeve u kundërshtua nga deputetët serb të Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës me vota unanime, pa praninë e deputetëve të serbëve të Kosovës, miratoi tri ligjet që transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, ...

  • Vuçiç: Largimi i UNMIK-ut na detyron të mbrojmë njerëzit tanë

    17 Tetor, 2018

    VucicPresidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë.

    Zoti Vuçiç nuk tha konkretisht se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë.

    Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorja ...

  • Ministri serb reagon ndaj ambasadorit të SHBA

    16 Tetor, 2018

    Kyle Scot ambMinistri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse, reagoi ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili tha se Kosova është shtet i pavarur e sovran.

    Ambasadori Scott, të hënën duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari serb që ju referua qeverisë së Kosovës si “e ashtuquajtura qeveri”, tha se ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"