LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti: Serbia paraqet rrezik për stabilitetin në rajon

    10 Janar, 2024

    Albin KurtiKryeministri Albin Kurti ka mbledhur ministrat për të shqyrtuar disa propozim-vendime e kërkesa për ndarje buxhetore.

     

    Në fjalën hyrëse i pari i ekzekutivit përmendi arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga ana e shtetit serb. Me këtë rast, kryeministri Kurti, ka thënë se Serbia po paraqet rrezik për qytetarët e vendit e po ashtu stabilitetin në rajon.

    “Javën e kaluar dy ...

  • Sekretari i jashtëm britanik, “Durimi ynë duhet të ketë kufi” në raport me Serbinë

    10 Janar, 2024

    David CameronBritish Foreign Secretary David Cameron visits Kosovo

     

    Sekretari i jashtëm britanik David Cameron deklaroi të martën se qeveria britanike është e pakënaqur me qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës.

     

    Në një raportim para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit britanik, zoti Cameron, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, tha se qeveria e tij është e ...

  • Hovenier: Normalizimi Kosovë – Serbi mbyllet me njohje reciproke

    29 Dhjetor, 2023

    HovenierAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka publikuar një video-adresim në prag të vitit të ri duke thënë se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira dhe është arritur shumë përparim, gjë që duhet pranuar dhe festuar.

     

    Hovenier ka thënë se mbi të gjitha, partneriteti dhe miqësia në mes të SHBA-së dhe Kosovës mbetet ...

  • Angili: Mbështetja turke për FSK-në nuk është kundër Serbisë – zgjidhja mes dy vendeve jo ushtarakisht

    29 Dhjetor, 2023

    angil albinAmbasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunxh Angili, lidhur me tensionet Kosovë-Serbi, tha se “ky problem nuk ka zgjidhje ushtarake, por mund të zgjidhet me dialog”.

     

    Në një intervistë për “Anadolu”, Angili bëri vlerësime për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet tregtare Turqi-Kosovë dhe regjistrimin e popullsisë që pritet të bëhet në Kosovë në muajin prill 2024.

    Angili ...

  • Serbia lejon qarkullimin e targave RKS në territorin e saj

    26 Dhjetor, 2023

    targatMarrëveshja për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qe arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja qysh në vitin 2011, por deri tani nuk ishte zbatuar.

     

     

    Qeveria e Serbisë mori vendim që nga data 01.01.2024 të lejojë qarkullimin e targave të Republikës së Kosovës (RKS) edhe në territorin e saj. Deri tani qytetarët e Kosovës duhet të mbulonin me letër ngjitëse simbolet e ...

  • Kurti: Radoiçiç po përgatit sulme të tjera ndaj Kosovës

    24 Dhjetor, 2023

    ikjaKryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se ish nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç që mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

     

    “Pas sulmit terrorist e kriminal, Milan Radoiçiç u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në vendin tonë bashkë me ...

  • Sekretari i NATO-s: Ruajtja e sigurisë në Kosovë, kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

    21 Dhjetor, 2023

    NatoSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të mërkurën se ruajtja e një ambienti të sigurtë në Kosovë është “kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

     

    Në një urim të fundvitit ushtarëve të aleancës, Sekretari Stoltenberg tha se “bota në të cilën jetojmë është më e rrezikshme” dhe se për t’iu përgjigjur kësaj situate NATO-ja kanë ndërmarrë hapa ...

  • Gjenerali gjerman: Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet

    21 Dhjetor, 2023

    Gjeneral RalfGjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein, ka thënë se siguria në Kosovë po përkeqësohet dukshëm dhe NATO po e shton praninë e saj në pranverë, edhe me ndihmën e Bundeswehr-it – forcat e armatosura të Gjermanisë.

     

    Gjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein, ka thënë për Die Welt se si nacionalistët po mobilizohen në Serbi dhe se situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor ...

  • Panserbizmin “do ta ndalte zgjerimi i NATO-s” në Ballkan

    20 Dhjetor, 2023

    VucicMillorad Dodik, Andrija Mandiq dhe Aleksandar Vuçiq. Maj 2019

     

    Fitorja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është negative dhe e rrezikshme, në radhë të parë për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe të Malit të Zi dhe Kosovës, sepse ai, përmes aleatëve të tij në këto vende, do ta prezantojë veten dhe Serbinë si lojtarë të vetos ...

  • BE e shqetësuar – Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit

    19 Dhjetor, 2023

    BEShqetësim në BE pas qëndrimit të Beogradit, se nuk do të zbatojë pika të Marrëveshjes së Ohrit që u arrit në kuadër të dialogut me Kosovën. Prishtina i kërkon BE-së të “heqë dorë nga politika e zbutjes së Serbisë”.

     

    Letra e autoriteteve serbe drejtuar Bashkimit Evropian,se Serbia nuk do ta njohë de facto Kosovën, ashtu siç i kërkohet, se nuk e respekton integritetin e saj ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"