LAJMET NGA KOSOVA

  • SHQIPËRI-KOSOVË, KADIA:NIVEL I ULËT I BASHKËPUNIMIT EKONOMIK

    19 Gusht, 2015

    Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është ende në nivele të ulëta.

    Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës është ende në nivele të ulëta, pavarësisht se deri më tani dy qeveritë kanë realizuar dy mbledhje të përbashkëta dhe kanë firmosur një sërë marrëveshjesh pothuajse në çdo fushë.
    Të këtij mendimi janë ekonomistët në Tiranë, ndërsa bazohen edhe në të dhënat zyrtare të numrit të bizneseve që operojnë sa në Shqipëri dhe ...

  • Jo e gjithë opozita është “radikale” kundër Asociacionit

    18 Gusht, 2015

    Ura e IbritParalajmërimet e Qeverisë së Kosovës për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kanë nxitur reagime të hershme të opozitës.

    Krijimi i këtij Asociacioni është paraparë me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 19 Prill 2013.

    Por, ajo nuk është konkretizuar ende, ...

  • Vukçeviç: Rasti Bytyçi – krim shtetëror

    17 Gusht, 2015

    Prokurori serb për krime lufte Vladimir Vukçeviç, tha se shumë nga të dyshuarit për vrasjen e tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova, janë ende në pozita shtetërore.

    BytyciProkurori serb për krime lufte Vladimir Vukçeviç, tha se janë shënuar përparime në procesin e ndriçimit të vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikan me prejardhje nga Kosova.

    Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ...

  • Prishtina insiston në marrëveshje për të gjitha çështjet ose asnjërën

    14 Gusht, 2015

    isa frederica vucicPrishtina dhe Beogradi presin që t’i përmbyllin disa nga temat tashmë të negociuara në dialogun politik dhe teknik me marrëveshje të reja deri në fund të këtij muaji.

    Takimi në nivelin teknik, pritet të mbahet më 24 gusht, kurse një ditë pas është paralajmëruar të mbahet edhe takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e ...

  • Marrëveshja për sigurimet – TPL Plus vlen për Serbi dhe Maqedoni

    13 Gusht, 2015

    tabla rk

    Autoritetet në Prishtinë thonë se është krijuar një keqkuptim në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve të arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas Prishtinës zyrtare, qytetarët e Kosovës të cilët kanë valid sigurimin TPL Plus, nuk kanë nevojë të paguajnë sigurim shtesë për të kaluar në territorin e Serbisë.

    Sigurimi TPL Plus, të ...

  • Kosova, Serbia fillojnë zbatimin e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve

    12 Gusht, 2015

    vetura srQë nga mesnata në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për njohjen e dokumenteve të sigurimit të automjeteve të të dyja vendeve. Kjo marrëveshje pritet të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, të cilët deri më tani kanë janë detyruar të paguajnë sigurimet e makinave, çmimi i ...

  • Kosovë: Opozita në Kushtetuese për Gjykatën Speciale

    12 Gusht, 2015

    Opozita në Kosovë e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese lëndën, me të cilën do të provojnë ta rrëzojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

    Kuvendi KTri partitë politike opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, të cilat ishin kundër themelimit të Gjykatës Speciale, iu drejtuan të martën ...

  • Kosovë: Opozita i drejtohet Kushtetueses kundër Gjykatës së Posaçme

    11 Gusht, 2015

    peshorja e drejtesisePërfaqësuesit e tri partive politike në opozitë kanë dërguar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse amendamentet kushtetuese për themelimin e gjykatës së Posaçme janë në pajtim me Kushtetutën.

    Përfaqësuesit e opozitës thanë se themelimi i kësaj gjykate paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës.

    Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje tha se parlamenti ka miratuar amendamentet ...

  • Dëmshpërblime qesharake për shqiptarët e torturuar nga Serbia

    11 Gusht, 2015

    torturaGjykata Themelore në Beograd ka marrë një vendim me të cilin e detyron Serbinë të dëmshpërblejë me para gjashtë shqiptarë nga Drenasi të cilët gjatë vitit 1999 u torturuan nga MUP-i serb.

    Mediet kosovare raportojnë se dëmshpërblimet për Behram Sahitin, Elmira Musliun, Enver Balecijun, Faton Halilin (13) dhe Sadik Limanin së bashku me nipin e tij Agimin, do të jenë ...

  • Ja si ka vepruar Shërbimi Sekret Serb kundër Kosovës vitet e fundit

    10 Gusht, 2015

    Sherbimi sekret serb BIAShërbimi Sekret Serb (BIA), është përgjegjës për shumë vrasje në Kosovë si dhe për të gjitha shpërthimet që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, si dhe për sulme mbi pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it. E pohon këtë një burimi konfidencial i portalit tesheshi.com, me kusht të anonimitetit.

    Sipas burimit, të gjitha veprimet e strukturave paralele ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"