• Ndotja në Tetovë, vazhdojnë protestat dhe mbyllen shkollat

    16 Dhjetor, 2015

    protesta tetoveKanë vazhduar edhe sot protestat e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nëpër rrugët e Tetovës. Për rreth 2 orë nxënësit shprehën revoltin dhe brohoritën “Duam ajër të pastër”, përpara Komunës së Tetovës. Ndërkohë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në takim me kryetaren e Komunës Teuta Arifi, morën vendimin për të bojkotuar procesin arsimor në ...

  • Fëmija problematik – Ballkani

    16 Dhjetor, 2015

    BallkaniProblemet masive e kanë kthyer Ballkanin sërish në qendër të politikës evropiane. “Fëmija problematik” ka nevojë për më shumë vëmendje, dhe kjo është dhe në interes të të gjithë Evropës.

    Ta “ngrijmë” Ballkanin dhe të merremi me të kur të ketë kohë BE-ja – kështu mendohej deri jo shumë kohë më parë në Bruksel dhe në kryeqytetet e mëdha evropiane, ...

  • Tetova, vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në Maqedoni

    15 Dhjetor, 2015

    ajri i ndoturAjri edhe sot është i ndotur në Tetovë, Shkup, Manastir dhe Kavadar. Koncentrimet e grimcave PM 10 të matura gjatë natës në stacionet e matjes në këto qytete lëvizin prej 264 deri 966 mikrogram në një metër kub.

    Ajri më i ndotur është në Tetovë, ku disa orë koncentrimet nuk u ulën nën 900 mikgrogramë, ndërsa matja maksimale ...

  • KMDLNj: Gjykimi në rrethana të dhunës për “rastin Kumanova”

    15 Dhjetor, 2015

    grupi-i-kumanovesKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin lidhur me rrethanat që po bëhet gjykimi në rastin “Kumanova”, të cilin e ka konsideruar si shkelje flagrante e të drejtave të personave të privuar nga liria të cilët kanë të drejtë për një gjykim të drejtë, mbrojtje efektive përmes avokatëve që ata vet i ...

  • Gruevski sot duhet të paraqitet para komisionit anketutes

    14 Dhjetor, 2015

    gruevskiIsh ministrja e brendshme Gordana Jakullovska do të dëshmojë sot në orën 11.00 para Komisinoit Anketues për përgjimet, ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski duhet të dëshmoj sot rreth orës 12.00.

    Seancat e planifikuara deri më tani kanë dështuar sepse nuk janë shfaqur si dëshmitar Zoran Stavreski, Martin Protugjer dhe Sasho Mihajllkov. Vetëm Gruevski dhe Stavreski kërkuan shtyrjen e afateve të përcaktuara ...

  • Kritika Tiranës dhe Prishtinës, Ivo Vajgl: Mister, çfarë ndodhi në Kumanovë

    14 Dhjetor, 2015

    IVO-VAJGLIvo Vajgl është një eurodeputet slloven, por lidhjet me shqiptarët dhe Shqipërinë i ka të hershme. Pasi rrëfen këtë raport, në cilësinë e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, ai flet për ngjarjen e Kumanovës, ku nuk nguron të qortojë si Tiranën, edhe Prishtinën.

    Ivo Vajgl, eurodeputet slloven: Me lopata, një nga një po shkojmë, ...

  • Rasti i “Kumanovës”: Familjarët: Të dënohen policët që rrahën të burgosurit

    12 Dhjetor, 2015

    KUMANOVAPas dhunës policore ndaj të akuzuarve për rastin e “Kumanovës”, kanë reaguar familjarët e të burgosurve. Ata përmes një reagimi me shkrim kanë shprehur shqetësimin e tyre për sjelljen brutale të policisë gjatë transferimit të të burgosurve në gjykatë, transmeton SHENJA. Ata gjithashtu kërkuan që policët urgjentisht të dënohen.

    “Ne familjarët e te paraburgusurve të rastit të Kumanovës jemi tejet ...

  • Rasti i Kumanovës, mbrotja paralajmëron bojkotin e gjykimit

    11 Dhjetor, 2015

    akuzuarit kumanovaTë akuzuarit në rastin “Lagja e trimave” kërcënojnë se do të bojkotojnë seancat gjyqësore, nëse institucionet nuk u garantojnë sigurinë. Kërcënimi vjen pas rasteve të shumta të ushtrimit ët dhunës ndaj tyre. Kërcënimi i tyre u artikulua sot nga avokatja mbrojtëse e disa prej të paraburgosurve, Artene Ademi-Iseini.

    Avokatja Iseini ka dorëzuar tashmë edhe shkresë në MPB, Ministrinë e ...

  • Përgjimet, komisioni hetimor në ngërç

    11 Dhjetor, 2015

    MijallkovAktorët e dyshuar të skandalit nuk paraqiten për të dëshmuar. Sot ftesës së komisionit nuk iu përgjigj as ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov

    Komisioni hetimor në parlamentin e Maqedonisë për skandalin e përgjimeve nuk po arrin të funksionojë ashtu siç është planifikuar, për shkak se deri më tani aty nuk janë paraqitur për të dëshmuar aktorët ...

  • Orav: Jeni me rekomandim të kushtëzuar, mos rrezikoni

    10 Dhjetor, 2015

    OravPas shkeljes së një sërë afatesh nga Marrëveshja e Përzhinws, ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav i kujtoi klasës politike edhe një herë detyrimet që ka për të përmbushur. Ai kujtoi tërthorazi, se Maqedonia nuk do të donte të humbte edhe rekomandimin, pas kushtëzimit që iu vendos në Raportin e Progresit.

    “Rikujtoj se nuk ka më kohë të mbetur ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"