• Dita e katërt e grevës në arsim

    23 Janar, 2015

    Greva e arsimit ka përfshir shumicën e shkollave në Maqedoni. Sipas të dhënave të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në mbi 70 për qind të shkollave në Maqedoni po zhvillohet greva. Sindikalistët nëpër shumë shkolla kanë theksuar se greva e tyre nuk është politike, por thjeshtë sociale.
    SASHK kërkon rritjen e rrogave për mësimdhënësit për 25 për qind, heqjen e dënimeve për mësimdhënësit dhe zhvillimin e ...

  • Vazhdon greva në arsim, vazhdojnë dhe presionet

    22 Janar, 2015

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka qëndrim lidhur me grevën e mësuesve të organizuar nga Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës. Nga ky dikaster heshtin dhe nuk duan të komentojnë kërkesat e mësimdhënësve. Nga ana tjetër, nga sindikata informojnë se presionet mbi anëtarët e tyre nëpër shkollat fillore dhe të mesme janë ashpërsuar. Ndërkohë greva, në mënyrë të pjesshme vazhdon thuajse në të gjitha shkollat e vendit. Mësuesit ...

  • Të akuzuarit për protestat kundër “Monstra” ftohen për të vuajtur burgun

    22 Janar, 2015

    Gjashtë të dënuarëve për protestat kundër procesit “Monstra” u kanë mbërritur ftesat për të vuajtur dënimin me burg.Njëri nga të dënuarit ka deklaruar për INA se ditëve të fundit kanë pranuar ftesat për të vuajtur dënimin e shqiptuar prej 2 vjet e 6 muaj burg dhe se ata janë të habitur se muaj më parë kishin marrë premtimet nga disa politikanë në pushtet se janë të liruar nga këto dënime.

    “Ditëve ...

  • Kodheli në Maqedoni: Angazhim më serioz për Marrëveshjen e Ohrit

    22 Janar, 2015

    Pas kryeparlamentarit shqiptar, Ilir Meta, angazhim më serioz për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit nga Shkupi ka kërkuar edhe ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo ka shfrytëzuar vizitën e saj në Maqedoni, edhe për të inkurajuar autoritetet maqedonase për angazhim më të madh në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zhbllokimin e procesit për anëtarësim në NATO.

    “Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe uron që vendi ...

  • Amerika i dha dritë jeshile qeverisë teknike?

    21 Janar, 2015

    A ka gjasa që kjo deklaratë e ambasadorit të hapë mundësi për Qeveri teknike e cila do të shpallte edhe zgjedhjet e parakohshme, apo ajo nuk do të ndryshojë asgjë, për shkak të kushteve dhe rrethanave në të cilat vjen?Ambasadori në largim i SHBA-ve, Poll Uollers tha se nuk e shikon si ekstreme kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

    “Për sa i përket qeverisë teknike nuk është aq e pazakontë. ...

  • Aksidentohet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti

    21 Janar, 2015

    Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe shoferi i tij janë aksidentuar paradite, për shkak të përplasjes së makinës së tyre në një nga pikat pagesore rrugore. Mjekët e Spitalit të Tetovës thonë se Ahmeti dhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë, dhe së shpejti pritet edhe lëshimi për kurim shtëpiak. Aksidenti ndodhi në pikën pagesore të Tetovës, nga ana e Gostivarit. Nga aksidenti, i cila sipas komunikatës nga ...

  • Vazhdon greva, në disa shkolla dërgohen mësues zëvendësues

    21 Janar, 2015

    Në disa shkolla të vendit me vendim të Ministrisë së Arsimit janë dërguar mësimdhënësit e parë zëvendësues për të mbajtur procesin mësimor, për shkak të grevës.Persona që janë deklaruar si arsimtarë të lëmive të ndryshme kanë shkuar sot në disa shkolla të Shkupit, po zhvillohet greva.

    Ministria e Arsimit dje kishte kërkuar nga sekretarët e shkollave që të dërgojnë listat e mësimdhënësve që janë në grevë.

    Lidhur me këtë vendim ka reaguar ...

  • Greva në arsim, vazhdon të mbahet në të gjitha shkollat

    21 Janar, 2015

    Greva e mësuesve ka vazhduar edhe sot pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Shkup. Nënkryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Ilirjan Çavolli thotë se presionet e autoriteteve për të penguar grevën, janë të mëdha. Ai tha se shkolla fillore ku ai jep mësim, numëron 72 anëtarë të sindikatës prej gjithsej 100 mësuesve, të cilët pa dëshirën e tyre, po mbajnë orët e mësimit. Çavolli ...

  • Maqedonia shumë larg BE-së

    21 Janar, 2015

    Rruga e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në Bashkim Evropian do të jetë e gjatë dhe me shumë sfida.Në këtë proces shteti i ri duhet të përkushtohet më shumë në zgjidhjen e kontestit të emrit, sundimin e ligjit, dialogun politik, lirinë e 35ve dhe në përgjithësi të drejtat e njeriut.

    Këto kushte i ri theksuan mbasadori i Letonisë në Shkup, Albert Sarkanis, vendi i të cilët po udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian ...

  • Ilir Meta kërkon buxhet më të madh për viset shqiptare

    20 Janar, 2015

    Kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta iu drejtua deputetëve të Maqedonisë nga foltorja e parlamentit, duke kërkuar ndarje buxheti për shqiptarët, madje duke i vënë theksin edhe rolit shtetformues që shqiptarët kanë në Maqedoni.Për herë të parë, me një deklaratë kaq të prerë, një zyrtar i lartë i Shqipërisë solli në vëmendje se shqiptarët në Maqedoni, 14 vjet pas firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit, nuk e gëzojnë shumëçka prej ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"