• Kosova përgënjeshtron Shkupin: Asnjë individ apo grup kriminal s’ka kaluar kufirin

    21 Prill, 2015

    Policia e Kosovës përgënjeshtron pretendimet e Maqedonisë, se dhjetëra ushtarë nga Kosova kanë kaluar kufirin mes dy vendeve dhe kanë sulmuar një stacion policor.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se, deri tani nuk ka asnjë element dyshues, që ndonjë shtetas nga Kosova tjetë futur në Maqedoni për të kryer ndonjë akt terrorist.

    “Policia e Kosovës e posedon përmes autoriteteve maqedonase këtë informacion, lidhur me ngjarjen e ndodhur në stacionin ...

  • Maqedoni: Sulmohet një stacion policie

    21 Prill, 2015

    Sipas Ministrisë së brendshme, dyzet persona me uniforma të UÇK-së kanë çarmatosur katër policë në një fshat në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Autoritetet maqedonase njoftojnë për një sulm, që sipas tyre, ka ndodhur herët në mëngjesin e së martës ndaj një stacioni policie në fshatin Goshincë në veri të Kumanovës, pranë kufirit me Kosovën.

    Sipas policisë në Shkup, rreth dyzet persona të armatosur, me uniforma ushtarake dhe emblema ...

  • Ministrat e jashtëm të BE-së sot vendime për krizën në Maqedoni

    21 Prill, 2015

    euSipas një dokumenti të miratuar janë sjellë disa konkluzione që kanë të bëjnë me krizën politike në Maqedoni.

    Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) të BE-së, për herë të parë do të sjellin konkluzion edhe në lidhje me situatën politike në Maqedoni.

    Sipas një dokumenti të miratuar ...

  • Java vendimtare për “bombat” e ndjeshme për shqiptarët

    20 Prill, 2015

    ZaevNë Maqedoni gjatë kësaj jave pritet që opozita maqedonase të publikojë të ashtuquajturat “bomba” që kanë të bëjnë me shqiptarët.

    Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi nga fundi i javës së kaluar se së shpejti do të publikojë materiale të aferës së përgjimeve që kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme që do të prekin marrëdhëniet ndëretnike. Kjo pritet të ...

  • Shpërthyen pakënaqësitë në radhët e BDI-së, kulminuan me dorëheqjet e para

    19 Prill, 2015

    Mosrespektimi i procedurave brenda partiake dhe dështimet në politikat qeverisëse rezultuan me dorëheqje brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Pas Zëvendës ministrit të mbrojtjes Arben Llabenishti dorëheqje ka paraqitur edhe sekretari organizativ i partisë, Hazbi Lika dhe nënkryetari i degës partiake në Haraçinë. Shefik Duraki. Zëvendës ministri i mbrojtjes, Arben Llabenishti, i cili deri dje ishte edhe kandidat për kryetar dege në Strugë në arsyetimin e dorëheqjen ka drejtuar akuza të ...

  • Bomba e 23-të e opozitës zbulon planin për sulm fizik ndaj Zhernovskit

    19 Prill, 2015

    Opozita sot publikoi bombën e 23 me radhë në Kapishtec të Komunës Qendër. Edhe në këto biseda protagonistë kryesorë ishin Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski. Në njërën nga bisedat dëgjohet se si kryeministri Gruevski dhe ministri Janakievski bëjnë plane për të grumbulluar njerëz para objektit të Komunës Qendër, ku edhe përgatitej skenar për sulm fizik ndaj kreut të kësaj komune Andrej Zhernovski.

    N.G: Të premten ...

  • Si nuk lejohet biznesmeni me origjinë shqiptare të hyjë në sheshin e Shkupit

    19 Prill, 2015

    Toka që bisedohet me hapësirë mbi 1000 metra katror i takon familjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu

    Në një bisedë midis ministrit Mile Janakievski dhe kryeministrit Nikola Gruevski nga materialet e përgjimeve bisedohet për shitjen e një toke shtetërore për një person që supozohet se është shqiptar që kishte jetuar në Francë, por që pas 30 viteve ishte kthyer në Shqipëri. Në këtë bisedë dëgjohet biseda e tyre se si ata ...

  • Maqedoni: Pakënaqësi brenda Bashkimit Demokratik për Integrim

    19 Prill, 2015

    Zhvillimet e fundit në Maqedoni duket se po nxisin pakënaqësi edhe brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, që bën pjesë në koalicionin qeveritar.

    Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Arben Labënishti ka dhënë dorëheqje nga ky post si dhe nga të gjitha funksionet që kishte në BDI. Në një letër të hapur ai thekson mospajtimin me politikat e drejtuesve të partisë, mospërfilljen e vlerave kombëtare shqiptare,  që sipas tij, o krijojnë hapsirë për shmangien e ...

  • Përbërja e re e propozuar e Komisionit për Antikorrupsion nesër në seancë kuvendore

    14 Prill, 2015

    kuvendi-maqedoniseKuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër duhet ta mbajë seancën e 43-të në rend dite të së cilës janë më shumë ratifikime, raporte vjetore dhe plane financiare, ligje në leximin e parë dhe të dytë si dhe vendime.

    Në këtë seancë është edhe propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Komisioni kuvendor për çështje ...

  • A do të kërkohet dorëheqja e kryeparlamentarit Veljanovski

    9 Prill, 2015

    Deputetë të caktuar të BDI-së kanë shprehur revoltë lidhur me fyerjen e tyre nga ana e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

    Në një nga bisedat e përgjuara të fundit të publikuara nga opozita, dëgjohet zëri i kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, i cili në bisedën me ministren e brendshme Gordana Jankullovska gjatë vitit 2011 i fyen deputetët shqiptarë si indianë.

    Por, derisa nuk është ndërmarrë asnjë nismë zyrtare nga grupi parlamentar i BDI-së, dhe ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"