Edhe Branko Cërvenkovski ka bërë pazare me Mijallkovin, kundër kandidatëve të tij!

Edhe Branko Cërvenkovski ka bërë pazare parazgjedhore me Sasho Mijallkovin në zgjedhjet e fundit lokale! Një pjesë e bisedës mes Mijallkovit dhe Llatasit që nuk u publikua në konferencën e sotme të Zhernovskit, por që gazetarët e morën në CD, dëshmon se Branko Cërvenkovski i ka ofruar Mijallkovit të votojë kundër Andrej Zhernovskit në Qendër, në këmbim të votave të VMRO-së për Andrej Petrovin në Karposh.Sipas Mijallkovit, me këtë marrëveshje Cërvenkovski ka dashur të vret dy miza me një goditje, ta eliminojë Stevço Jakimovskin i cili e tradhtoi në prag të zgjedhjeve lokale, dhe të pengojë faktorizimin e Zhernovskit.
Mijallkov: Unë mendoj se ata mund të grinden mes vete. A e di çfarë? Branko më ofroi që ta tradhtojmë! Branko thoshte të votoni ju kundër Stevços, ndërsa ne të votojmë kundër Zhernovskit. Ai dëshironte ta lëshonte në ujë, e di këtë?
Llatas: Po është logjike që ai ta merr Karposhin. Për atë është më i interesuar.
Mijallkov: Dhe me një shuplakë të vrasë dy miza, ta vrasë Stevçon dhe Andrejin. Sepse Andreji e di tani, vetëm Andreji fitoi, ky asgjë nuk fitoi.
Kjo bisedë nuk është komentuar deri tani as nga LSDM-ja, as nga aktorët e përfshirë. Cërvenkovski nuk ka bërë asnjë koment publik që nga fillimi i publikimit të bombave, por njerëz të afërt me të, përfshi edhe ish kandidatin opozitar për kryetar të Komunës së Karposhit Andrej Petrov, në paraqitjet e tyre publike tentonin ti relativizojnë bombat e Zaevit. Për këtë shkak, shpërndarja e kësaj bisede në rrethet politike, interpretohet si porosi e qartë e Zaevit ndaj Cërvenkovskit që të mos mundohet të pengojë projektin e opozitës për zbardhjen e së vërtetës. Benjamin Arifi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>