Kosovë, debati mbi gjykatën për krime lufte

Në Kosovë opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Isa Mustafa për siç thuhet, përgjegjësinë kushtetuese të qeverisë lidhur me themelimin e Gjykatës së posaçme për krime lufte. Seanca që pritej të mbahej këtë jave është shtyrë meqë kryesia e Parlamentit nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime. Gjykata e posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte pritet të ngrihet pas ndryshimeve kushtetuese që aktualisht janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>