Ish komisionari evropian për zgjerim, Shtefan Fyle ka shprehur brengosje jashtëzakonisht të madhe për zhvillimet në Maqedoni. Në një intervistë të dhënë për “Utrinski Vesnik”, Fyle ka vlerësuar se Maqedonia po kalon krizën më serioze dhe se ardhmëria e vendit është në pikëpyetje.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për atë se Maqedonia sërish gjendet në krizë, por se kjo krizë është shumë më serioze se ato të mëhershmet, kurse trendi është shqetësues, ka theksuar Fyle.
Mes tjerash ai ka vlerësuar se kërkesat e BE-së janë që kjo krizë të hetohet përmes një procesi transparent dhe përmes gjyqësisë së pavarur. Fyle ka shigjetuar me kritika të ashpra politikanët në Maqedoni.
“Problem paraqet moskuptimi nga ana e politikanëve se situate është aq serioze, prandaj nevojitet të shikojnë mbi linjat personale dhe politike, sepse ajo që është në pikëpyetje është ardhmëria e vendit dhe aspiratat tuaja evropiane. Pikërisht kjo duhet t’i bashkojë politikanët në kërkimin e daljes nga kriza, pa marrë parasysh a janë të pushtetit apo opozitës”, ka deklaruar Fyle. (INA)