Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate për media të nënshkruar nga “Komandant Flamuri” e ka marrë përseripër aksionin e sotëm në fshatin Gushincë, ku katër policë të Maqedonisë u zunë rob në stacionin e këtij fshati kufitar.
Lexojeni të plotë komunikatën e UÇK-së:
Diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve në Maqedoni është bëre e padurueshme.
Dekadenca dhe paaftësia politike, diskriminimi ekonomik, kulturor e social e ka bërë të pashmangshëm rizgjimin e U.Ç.K-së.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë policëve, sidomos atyre shqiptarë që menjëherë të dorëzojnë uniformat dhe te bashkëngjiten kryengritjes.
Thirrje e veçantë i bëhet dhe ushtarëve që menjëherë të marrin anën e popullit e jo te oligarkëve fashistë qe do i dërgojnë drejt vdekjes.
I bëjmë thirrje gjithë faktorit politikë që menjëherë të ngrijnë aktivitetin e vetë në Maqedoni.
Fitorja e parë e U.Ç.K-së në Gushincë na jep vullnet për fitore të tjera dhe më të mëdha e të lavdishme.
Popullin shqiptarë po e presin ditë të mira.
Presim përkrahje të shqiptarëve kudo që janë.
Komandant Flamuri
Maqedoni
21.04.2015