Janë shfaqur dilemat se kush në të vërtetë po përdor emrin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe cila është e vërteta e kësaj.
Derisa dy ditë më parë mediat u vërshuan nga një komunikatë me siglën e UÇK-së e firmosur nga komandanti me nofkën ‘Flamuri’ për përgjegjësinë për sulmin në postën policore kufitare në Goshincë të komunës së Likovës, tashmë ka dalur edhe UÇK-ja tjetër e firmosur nga një komandant tjetër me nofkën ‘Kushtrimi’, informon INA.
Kjo e dyta përmes komunikatës së saj të shpërndarë në internet thekson se nuk ka ndërmarrë sulmin në Goshincë dhe se nuk ka gisht në këtë akt. Këtu shtohen dilemat se në të vërtetë kush po qëndron pas këtyre grupimeve që kryesisht po shfaqen në mënyrë virtuale përmes rrjeteve të internetit dhe se akoma nuk merret përgjegjësia më serioze, se në të vërtetë kush janë njerëzit që qëndrojnë prapa kësaj sigle
Dy komunikatat nuk mbajnë ndonjë vulë por së fundi edhe pa nënshkrime, pas skandalit me një komunikatë të kaluar, kur u zbulua se nën emrin e komandantit me nofkën Kushtrimi ishte vendosur një nënshkrim kopje i Guvernatorit të Bankës Evropiane.
Qytetarët janë të hutuar nga këto kontradikta që po ndodhin me emrin e UÇK, e cila u demobilizua me përfundimin e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.
UÇK e komandant Kushtrimit thekson se “sulmi në Goshincë nuk është ndërmarrë nga njësitet e tyre”, derisa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë UÇK e firmosur nga komandanti me nofkën Flamuri.
Ja kontradiktat që shfaqen në dy komunikatat që përdorin emblemën e UÇK