Skënder Krasniqi i cili e ka djalin në burg në Shkup, Muhamet Krasniqin, i njohur si Komandant “Malisheva”, tregon se si autoritetet maqedonase po i trajtojnë të arrestuarit.
Babai i komandant “Malishevës”, Skender Krasniqi kërkon ndihmën e shtetit.
Pas vizitës që i bëri djalit në burgun e Shkupit thotë se të arrestuarit nga konflikti i Kumanovës po mbahen në kushte jo njerëzore.
“Gjendja shëndetësore e të burgosurve është e rëndë si rezultat i rrahjeve që kanë pësuar nga organet e rendit në Maqedoni”, thotë Skender Krasniqi për RTK .
Sipas tij të burgosurit i ka vizituar vetëm një herë mjeku. (rtk)