Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn përmes rrjetit social Twitter ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me dështimin e negociatave në Bruksel dhe mosarritjen e një marrëveshje me liderët e partive kryesore të Maqedonisë.
“Asnjë marrëveshje përfundimtare në bisedat për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Shumë i zhgënjyer nga mungesa e përgjegjësisë dhe lidershipit nga disa liderë” , ka shkruar eurokomisioneri Hahn.
Por ai më tej ka theksuar se nuk do të ketë dorëzim sepse qytetarët e këtij vendi meritojnë më mirë
“Qytetarët (e Maqedonisë) meritojnë më mirë: demokraci, sundim të ligjit dhe një ardhmëri evropiane. Nuk do të dorëzohemi!”, ka shkruar Hahn, i cili nuk ka dhënë një deklaratë për media sikur në takimin e 2 qershorit në Shkup, kur kishte pasur një marrëveshje për zgjedhje të reja të parakohshme në prill të 2016. Komisioni Evropian ka dalur me një deklaratë të shkurtër duke informuar për mosarritjen e asnjë marrëveshje. (INA)