Rezultatet në 55 bashki, e majta fiton 42, e djathta 13

numerimVotimet e 21 qershorit u quajtën historike, për shkak se qytetarët shqiptarë votuan për herë të parë sipas ndarjes së re territoriale. Rezultatet rikonfirmojnë edhe një herë për pushtetin e së majtës, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj.

Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, ku 47.49 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote iu janë drejtuar dje kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

Qytetarët shqiptarë votuan për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. 63 parti garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garuan të vetme.

Policia e Shtetit mori masa për garantimin e mbarëvajtjes së procesit, ku nuk u shënuan incidente zgjedhore. Në zgjedhjet e këtij viti mbi 143 mijë votuan për herë të parë. I gjithë procesi u monitorua nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve përfaqësues të ODIHR-it.

10:20 – ASHE fiton Bashkinë e Krujës

Edhe Bashkia e Krujës fitohet nga kandidati i ASHE-së, Artur Bushi, me një diferencë prej 3074 votash. Bushi ka arritur të sigurojë 18451 vota (54.54 %), ndërsa kandidati i djathtë, Hamdi Pasha, ka marrë 15377 vota (45.46 %).

08:48 – 37 kuti pa numëruar, mbi 41,000 vota më shumë për Veliajn

37 kuti e ndajnë shpalljen e rezultatit të votimeve për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që diferenca mes dy kandidatëve është 41,633 vota për Erion Veliajn.

Në numërimin e 827 kutive të votimit, nga 864 gjithsej, kandidati i majtë, Erion Veliaj, ka siguruar 152483 vota (53.59 %), kundrejt kandidatit të tij të djathtë, Halim Kosova, i cili ka marrë 110850 vota (38.96 %).

Në vend të tretë renditet kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhiu, me 15283 vota (5.37 %), për të vijuar me Sazan Guri me 3166 vota (1.11 %),  Arben Tafaj me 1872 vota (0.66 %) dhe Dhimitër Muslia me 871 vota (0.31 %).

04:14 – Përfundon numërimi në Kavajë, Roshi fiton bindshëm përball Carës

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Elvis Roshi ka fituar me rezultat të thellë në bashkinë e Kavajës përball rivalit të tij demokrat Engjëll Cara.

Sapo është mbyllur i gjithë procesi i numërimit të votave në Kavajë, ku në 86 qendra votimi Roshi ka siguruar 63.61% ose 16540 vota, kundrejt 9446 votave të Carës, 39.36%.

Ky është mandati i dytë për Roshin në krye të bashkisë Kavajë.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
36. Bulqizë, Melaim Damzi
37. Kuçovë, Selfo Kapllani
38. Dibër, Shukri Xhelili
39. Prrenjas, Miranda Rira
40.Kavajë, Elvis Roshi
41. Finiq, Leonidha Kristo (Mega)
42. Krujë, Artur Bushi

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj

Në bashkitë e mbetura vijon numërimi i votave.

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>