Maqedoni, sërish pa marrëveshje takimi i krerëve politikë

besa ali thaci tradhetarNjë tjetër përpjekje e udhëheqësve politikë në Shkup, për t’i dhënë fund krizës së thellë në të cilën është zhytur vendi, ka dështuar. E vetmja gjë, për të cilën kanë rëndë dakord drejtuesit e 4 partive kryesore, në takimin e së hënës, është që bisedimet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Pas takimit, në emër të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së u publikua një deklaratë e përbashkët me shkrim, ku thuhet se udhëheqësit politikë u takuan për t’i vazhduar bisedimet në lidhje me formën e saktë të qeverisë, që do t’i organizojë zgjedhjet siç parashikohet në pikën 6 të marrëveshjes së 2 qershorit.

Më tej, në njoftim thuhet se, kryeministri Nikola Gruevski ka shpalosur para bashkëbiseduesve planin e qeverisë për implementimin e rekomandimeve, në lidhje me reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit, që do të zbatohen në përputhje me pikën 6 të marrëveshjes së 2 qershorit.

Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, dhe ai i BE-së, Aivo Orav.

Para fillimi të takimit, disa të rinj të lëvizjes politike “Besa” kanë protestuar kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, por dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi, të cilët nuk i njohin si përfaqësues të shqiptarëve në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike.

Ndërkohë, udhëheqësit maqedonas nuk tregojnë shenja për përafrimin e qëndrimeve midis tyre. Disa ditë më parë, kryeministri Nikola Gruevski deklaroi se nuk planifikon të japë dorëheqjen nga posti i tij, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë kërkesën kryesore të opozitës maqedonase, për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e situatës.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>