Evrodeputeti sllovak Eduard Kukan ka shprehur shqetësime se situata në Maqedoni po shkon drejt përkeqësimit.Kukan, si deputet i Partisë Popullore Evropiane, grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian ka thyer heshtjen duke shprehur shqetësim për situatën në Maqedoni, pas përplasjeve të ashpra politike midis pushtetit dhe opozitës, lidhur me publikimin e dokumenteve dhe materialeve nga opozita, të quajtura si ‘bomba’ që do të trondisin pushtetin.
“Marrëdhëniet e tensionuara midis partisë në pushtet dhe opozitës kanë marrë një kthesë të re drejt së keqes, kur lideri i opozitës Zoran zaev u akuzua se po rrënon rendin kushtetues në vend”, deklaroi Kukan, i cili konsiderohet si njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan.
Ai kërkoi që partia në pushtet VMRO-DPMNE q është partnere e Partisë Popullore Evropiane të respektojë parimet demokratike, si ndarjen e partisë nga shteti, gjyqësi të pavarur që duhet të ndërmarrë hetime transparente lidhur me situatën e krijuar. (INA)