Tri kërkesat e Gjermanisë për Kosovën

merkel-mustafaVazhdimi i dialogut, kompromiset e nevojshme dhe themelimi i Gjykatës Speciale janë tri kërkesat që kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka paraqitur sot Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në takimin e zhvilluar në Berlin. Këto mesazhe Merkel i ka bërë në konferencën e përbashkët për media që ka pasur me Mustafën kur është pyetur nëse do të jetë kusht për ecjen e Serbisë drejt BE-së normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Natyrisht, ne kemi një ineres shumë të madh që të bëhet marrëveshje e drejtë dhe kjo vlen për të dyja palët. Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo vetëm Kosova, natyrisht edhe Serbia. Unë i inkurajoj të dyja palët, sepse vetëm nëse kanë përparime në dialog, kanë përparime edhe në rrugën evropiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, ka thënë Merkel.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në takim me kancelaren gjermane, Merkel, kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, situatën në Kosovë si dhe për raportet me BE-në. “Kemi biseduar për çështjet themelore që e preokupojnë Kosovën dhe BE-në, çështjet zhvillimore, integrimin evropian dhe përmbushjen e kritereve tona për nevojën e luftimit të krimit dhe korrupsionit – si një nga kriteret që ne duhet përmbushur për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Mustafa.

Merkel ka ripërsëritur qëndrimin e Berlinit se nuk ekziston asnjë shans që shtetasve të Kosovës t’u miratohet kërkesa për azil.  /klankosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>