Një avion zviceran me energji u ul në ishullin e Havait, për një fluturim rekord rreth botës, prej 35 mijë kilometrash, pa një pikë të vetme karburanti.
Avioni i quajtur Solar Impulse 2 pilotohet nga zvicerani Andre Borschberg, njëri prej konstruktorëve të tij. Me kalimin e Oqeanit Paqësor, që është faza më e gjatë e udhëtimit, Borschberg, thyen rekordin e amerikanit Steve Fossett.
Destinacioni i fundit i avionit është Abu Dabi, nga ku e filloi udhëtimin. Solar Impulse 2 është planifikuar të arrijë në Gjirin Persik në fund të korrikut, ose në fillim të gushtit. (voa)